LAJMI I FUNDIT:

Bie nga kati i dytë, vdes punëtori nga Kukësi

Bie nga kati i dytë, vdes punëtori nga Kukësi

Një 44-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën të shtunën në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ishte sjellë pasi një natë më parë ishte rrëzuar në vendin e punës.

Fatmir Metalia u rrëzua nga kati i dytë i ndërtesës ku punonte në Gostil të Kukësit. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë errësira dhe kushtet e vështira të punës.

Burime zyrtare të policisë lokale, bëjnë të ditur të shtunën se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes të mbrëmjes së djeshme. Pas gjendjes së rënduar në spitalin e qytetit, mëngjesin e së shtunës, Metalia u transportua me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ku edhe ndërroi jetë. /Start/