Shteti po funksionon! Policia andej edhe këndej kufirit shqiptaro-shqiptar brenda pak ditësh shënoi dy suksese të mëdha, gati historike, kundër krimit të organizuem e të paorganizuem! Krimit çfarëdo që të jetë, nuk i këqyren dhëmbët, se krim është!
Nejse, ka edhe dallime! Këndej krimi ecë me biçikleta e andej me avionë! Këndej e kapën kokën e krimit, pas një aksioni të organizuar mirë, nga vendorë dhe ndërkombëtarë, e andej krimi ra vet! Prej qielli! Në plazh! Sa mirë që nuk ra drejt mbi ndonjë stacion policie. Ashtu do të konfrontoheshin krimi me shtetin! Do të kujtonte shteti se krimi po e sulmon dhe… pasojat mund të kenë qenë të paparashikueshme!
Kështu, shpëtuam, fort mirë që krimi ra në plazh, se nuk u lëndue askush, përfshirë edhe pilotin! Po e kuptoni se andej ka ra, se këndej në Kosovë nuk kemi plazhe, as kemi det!
Nejse, opozita si opozita, menjëherë e shpalli të dyshimtë këtë rënie avioni se… edhe aterrim nuk mund të quhet. Madje, opozita e shpalli të dyshimtë edhe një veturë përplot me “kanabis sativa” të kapur në afërsi, e cila krejt rastësisht duket të ketë rënë në një patrullë policie e cila kishte ardhur për aksidentin. Policia nuk ka ditur se kush janë, përndryshe nuk do t’i kishte ndaluar! Nejse, mund të kenë qëlluar edhe policë të papërvojë në patrullë! Kështu, idila u prish! Ka mundur çdo gjë të përfundojë mirë sipas asaj të moçmes: “Edhe ujku i ngirë edhe delet në numër”! Por, shyqyr që nuk pati viktima!
Policia, çile guri gojën! Hetimet vazhdojnë!! E, opozita, derisa ishte në pushtet, betohet se nuk kishte parë asnjëherë ndonjë aeroplan të dyshimtë në hapësirën ajrore të Shqipërisë, e lëre më të ketë aterruar në tokë! Krejt kjo filloi kur ata ikën nga qeverisja! Tash që janë në opozitë, po i shohin edhe yjet, ditën! U këndellën! Këndej e tutje, me këtë opozitë denoncuese, tregtija pritet të bëhet me UFO! Kështu konspiracioni do të marrë përmasa ndërplanetare!
E, këndej, në Prizerenin e bukur, policia jonë e shpartalloi krimin! E theu në kurriz! S’ka më krim! Lajmi duket i pabesueshëm, por i vërtetë! Në Prizeren u kap një kriminel i kalibrit të madh! Nejse, nuk është fjala për kryetarin e Komunës! Ai u dënua veç me kusht! E ky nuk mund të lirohet, sepse ka dyshime të bazuara se bëhet fjalë për mbi 50 biçikleta të vjedhura! Secilën prej tyre dyshohet të e ketë shitur së paku 25 euro për copë. Llogarisni! Policia reagoi rrufeshëm sapo krimineli i rrezikshëm ra në kamerë të sigurisë! Se ai, si të gjithë kriminelët në këtë vend, po lëvizte relaksueshëm prej shtëpie në shtëpi i bindur se shteti po flen! Por, shteti nuk flen… natën! Flen ditën!
Policia i mblodhi krejt biçikletat e shitura dhe qytetarët patën mundësi me i marrë biçikletat e veta. Shume prej tyre përplot gëzim erdhën këmbë e u kthyen me biçikletë! Gëzim më të madh Prizereni nuk ka pasë ka kohë! Ky është edhe një premtim i mbajtur antikrim, i realizuar prej qeverisjes lokale dhe asaj qendrore. Pushteti lokal dhe qëndror gjithkund bashkëpunon ngushtë!
Duke e ditur kontributin e madh që e ka dhënë kryetari i Prizerenit, për ndërrimin e imazhit të këtij qyteti, i cili prej qytetit të “Lidhjes” u shndërrua në qytet të biçikletave të vjedhura, edhe… “anti-lidhjes”, pra në zemrën e neo-perandorisë, kolumnen e sotme e quajtëm “Biçikleta e Ramadanit”! Jo se Ramadani ka vozitur vet biçikletë, por thjesht për të njohur kontributin e tij!
Pra, suksesi është i madh! Një kriminel kaq të rryer mund të e kenë kapur veç me një bashkëpunim gjithëpërfshirës vendor dhe ndrkombëtaë. Kurrkund nuk kishte lënë gjurme, derisa “ra” në një kamerë sigurie!
E, kur jemi te rënia, ra këto ditë edhe Parlamenti. Parlamentin dikush e pat quajtur më herët edhe azil të krimit. Ai, si kontribut për luftimin e krimit të organizuar, pat propozuar me ja vu grilat, Parlamentit! Apo diçka të ngjashme.
E keni pa? Sa herë ndodhet përballë me krimin, ekzekutivit tonë i dridhen këmbët e qelqta dhe vetërrëzohet. Bjen! Nuk e përballon imazhin e vet!
Në një debat televiziv, dikush e krahasoi Kosovën me Italinë e cila dikur kishte paqëndrueshmëri të ekzekutivit, e madje edhe të legjislativit, duke aluduar se pushteti i vërtetë ka qenë diku tjetër. Ai aludonte te nëntoka. Ec e merr vesh! Thua se nën Parlament të kenë ndërtuar edhe një Parlament tjetër?! Parlament mbi Parlament!
Por, ne nuk jemi Itali! Ne jemi… ne jemi Sui Generis! Për gjithçka! Te ne nuk ka nëntokë! Krejt janë mbi tokë! Edhe nëntoka. E pushteti i vërtetë është… në kodër. Ambasadat janë atje, në Kodrën e cila dikur quhej “Dragodan” e tash “Arbëri”. Prej Arbërie duket qyteti si në pëllëmbë! Kurdo që ka huti institucionale, krerët e vendit ngjiten në kodër. Si Mojsiu në mal, dikur!
Pra, kjo rënie nuk është aq dramatike. Madje nuk është as “vetëvrasje” politike! Vjen tjetri, vetëm pas dhjetë ditë fushate. “Hëngër fiq dhe vdiq! Hëngër zall dhe u ngjall”, thotë populli! Diçka sikur me e mbyllë një llogari virtuale në rrjetet sociale dhe me e hap tjetrën. Ashtu ndërrohet Qeveria! I ndërron edhe miqtë edhe foton e profilit!
Kështu, zgjedhje do të ketë, por zgjidhja nuk duket nga ky proces. Një ambasador i një vendi mik, madje e sheh të nevojshme me u deklarue edhe kundër partive të caktuara, jo se duan me u përzie në verdiktin e qytetarëve të këtij vendi por… sa për me e ditë! Nëse qytetarët nuk e kuptojnë mesazhin, duhet me ndërhy në kutia vet kryeministri në detyrë. Desha të them në largim, por u korrigjova! Po e përkrahin! Mos e bjerni punën deri aty, sikur sugjeron ambasadori!
E, kryeministri thotë se askush nuk mund të qeverisë me Kosovën nëse nuk e don Brukseli dhe Uashingtoni! Pra, qenka punë dashurie. “Ljubav” hesapi, do të thoshte një qytetar i rëndomtë, i cili parapëlqente që fjalët e “turpshme” si dashuria të i thoshte në gjuhë tjetër.
Kështu dikush punon dhe e kapë krimin e organizuem me biçikletë në dorë, e dikujt i bjen para këmbësh, prej qiellit! Me aeroplan! E pat puna, Evropë! Duam vizat edhe këndej! Më nuk ka krim këndej! Vdiq nga… lemza!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi