LAJMI I FUNDIT:

Betejë me flakët në Borsh

Betejë me flakët në Borsh

Një zjarr i papritur nisi në mbrëmje në malin që ngrihet pas fshatit bregdetar të Borshit në Sarandë.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se zjarri që filloi diku rreth orës 19:00 favorizohej nga era, raportoi TCH. Flakët sipas informacioneve iu drejtuan ullishteve. Banorë dhe pushues lajmëruan zjarrëfikësit, por ata arritën aty vetëm pas rreth tre orësh, ndërsa banorët, të cilëve po u rrezikoheshin shtëpitë nisën përpjekjet me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit. /Telegrafi/