Betaferoni, është bari i parë i modifikuar i futur në përdorim për mjekimin e sklerozës multiple, i cili përdoret në gjithë botën. Është i aftë të reduktojë në 1:3 numrin e episodeve të MS, si edhe frekuencën e ashpërsisë në një mesatare për 50%.
Eksperiment i bërë nga shumë qendra dhe i dërguar në 98 vendndodhje në 20 vende. Duke përfshirë 468 pacientë me episodin e parë klinik të dyshuar në sklerozë multiple (MS). Pacientët ishin caktuar të merrnin 250 µg nga ß -1b interferoni (Betaferon) çdo të dytën ditë, ose placebo me injektim subkutan. Trajtimi i kontrolluar me placebo zgjati më se 24 muaj ose më gjatë se koha që pacientët përjetuan sulmin e dytë dhe ishin diagnostikuar klinikisht me MS. Pas periudhës dyvjeçare me placebo, pacientët ishin thirrur ne një studim mirë të planifikuar në të cilin morën Betaferon.
Vlerësimet e efikasitetit
Rezultatet primare
Koha e definimit klinik të MS është bazuar në ndodhinë ose “sulmin” e dytë klinik. Koha e progresivit të paaftësisë së pacientit është bazuar në një shkallë mirë të vërtetuar, të njohur si Shkalla e Rritjes së Statusit të Paaftësisë (EDSS). Avancimi i paaftësisë është definuar si rritje e vlerës së EDSS të pacientit, së paku për një gradë, që është konfirmuar pas 6 muajsh. Një rritje e konfirmuar e një pike të EDSS mund të jetë një parashikues i rëndësishëm i paaftësisë së përhershme dhe të rëndë gjatë sëmundjes. Pati rezultate në FAMS (shkallën e caktimit të funksionit), si dhe kualitet në përmasa jetësore.
Rezultatet sekondare përfshijnë:
Kohën e definimit të MS sipas kriterit të McDonald; shkalla e përsëritjeve vjetore; aktiviteti trunor i bazuar në MRI (rezonancë magnetike); dhe ndikimi i antitrupave neutralizues (Nabs) në mjekim.
Rezultatet tre vjet pas ndodhisë së parë të MS:
Pacientët e trajtuar me Betaferon, një kohë të shkurtë pas sulmit të tyre të parë, treguan ulje të rrezikut (për 40%) për mundësinë e zhvillimit të paaftësisë krahasuar me pacientët që nuk u mjekuan.
Analizat e ndjeshmërisë konfirmuan vërtetësinë e zbulimeve kryesore. Zhvillimi i antitrupave neutralizues nuk pati ndonjë ndikim në rezultatet e studimit. Betaferoni nuk ishte i rrezikshëm dhe ishte mirë i toleruar, armiqësor për sëmundjen, ngjashëm me atë që ishte raportuar më herët për barin.
90% e të gjithë pacientëve të zgjedhur për mjekim me Betaferon, e pranojnë mirë trajtimin. Metodat që ndoshta kanë ndihmuar që pacientët të marrin terapi ishin: implementimi i titrit të dozave në fillim të mjekimit, përdorimi i një auto-injektuesi për të dhënë injeksionet dhe mjekimi i përbashkët me një analgjetik në javët e para të trajtimit.
Pacientët e mjekuar me Betaferon, një kohë të shkurtë pas ndodhisë së parë ose “sulmit” të parë të MS treguan rrezik më të ulët për zhvillimin e paaftësisë së përhershme. Asnjë terapi e mëparshme për MS nuk ka provuar një efekt të tillë. Këto janë të dhënat e para që tregojnë vlerën e intervenimit të hershëm me terapi efikase.
Këto rezultate mbështesin vendimin që pacientët aktivisht të mjekohen me Betaferon që nga shenjat e para klinike të sklerozës multiple për të penguar zhvillimin e paaftësisë.
Për Betaferonin
Betaferoni (Betaseron-emri i ruajtur në SHBA dhe Kanadë), është bari i parë i modifikuar i futur në përdorim për mjekimin e sklerozës multiple, i cili përdoret në gjithë botën. Në SHBA, Evropë dhe Japoni, Betaferoni është aprovuar për të gjitha format recidive të MS. Është i aftë të reduktojë në 1:3 numrin e epizodeve të MS, si edhe frekuencën e ashpërsisë në një mesatare për 50 %.Përdorimi i gjatë i Betaferonit, ka treguar sigurinë e përdorimit dhe se tolerohet mirë nga organizmi.
Fakte dhe ilustrime
Afërsisht 2.5 milion njerëz në botë vuajnë nga MS, me një raport dy herë më shumë femra se meshkuj.
Sipas llogaritjeve 350 000 njerëz në EU dhe 400 000 në SHBA vuajnë nga MS tregon një dallim veri-jug. Më pak është e pranishme në Afrikë, ndërsa më shumë në Evropën veriore.
Skocia ka incidencën më të madhe me MS (200 të sëmurë në 100 000 banorë). MS është sëmundja më e shpeshtë që e dëmton sistemin nervor qendror te të rinjtë. Fillimi i MS është në moshën ndërmjet 20 dhe 40 vjet. Edhe pse MS është sëmundje kronike, nuk është e jashtëzakonshme që disa pacientë të jetojnë 35 ose më shumë vjet pas diagnozës.
Si prodhohet Betaferoni
Betaferoni (ß -1b interferoni) prodhohet gjatë një procesi bio-teknologjik. Inerferoni është prodhohet nga fermentimi i E.coli të rekombinuar, aktiviteti metabolik i së cilës është i kontrolluar në mënyrë sistemike në një solucion nutricient rritës. Pas pastrimit të përgjithshëm (ndërmjet gjërave tjera që mbeten në solucionin ushqyes, bio-produktet e padëshirueshme dhe vet bakteri) produkti hollohet në një koncentrim të duhur për dozim, stabilizohet, vendoset në kuti të ftohtë dhe të thatë. Më vonë pacientët me MS ,e marrin pluhurin përfundimtar me një shiringë të mbyllur dhe të mbushur me solucion klorur-natriumi dhe e injektojnë në mënyrë subkutane.
Si vepron Betaferoni
Përbërësi aktiv i betaferonit, ß -1b interferoni, është një formë e modifikuar e një proteine të organizmit e cila e rregullon sistemin imunitar. Organizmi i shëndoshë duke prodhuar interferone, reagon ndaj infeksioneve me viruse dhe parandalon shumimin e tyre. Shkencëtarët supozojnë se ß -1b interferoni aktivizon gjene të caktuara dhe kështu realizon efektin e vet mbrojtës. Detajet se si kjo substance mbron mbështjellësin e melinit nga sulmi i sistemit imun ende nuk janë të kuptuara mirë. Pacientët me sklerozë multiple injektojnë Betaferonin në mënyrë subkutane çdo dy ditë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi