LAJMI I FUNDIT:

BERZH nuk nënshkruan projekte me ‘qeverinë e përkohshme’

BERZH nuk nënshkruan projekte me ‘qeverinë e përkohshme’

Kriza politike në vend po reflekton edhe në marrëdhëniet e institucioneve financiare ndërkombëtare me Kosovën. Përfaqësues i përhershëm i BERZH-it në Kosovë, Anton Kobakov, në intervistë për Tribuna ka thënë se institucioni të cilin e përfaqëson do të financojë në Kosovë pjesën e parë të projektit të linjës hekurudhore Fushë Kosovë- Hani i Elezit në vlerë prej 90 milionë eurove, mirëpo ai ka sqaruar se marrëveshjen për këtë projekt nuk do ta nënshkruajnë me qeverinë e përkohshme, siç e ka quajtur ai.

Kosova është anëtarësuar në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në nëntor të vitit 2011 dhe që nga ajo kohë nga ky institucion ka përfituar 12 projekte në vlerë prej 25 milionë eurove.
Po ashtu ky institucion financiar është duke shqyrtuar edhe disa projekte tjera për financim në Kosovë, por ngërçi politikë që po mbretëron në vend ka ndikuar edhe në dinamikën e punës së këtij institucioni në raport me Kosovën.

Përfaqësues i përhershëm i BERZH-it në Kosovë, Anton Kobakov, ka treguar për projektet konkrete të cilat nuk po mund të finalizohen në mungesë të qeverisë së re.


Ai ka sqaruar se BERZH do të financojë pjesën e parë të projektit të linjës hekurudhore Fushë Kosovë- Hani i Elezit në vlerë prej 90 milionë eurove, mirëpo marrëveshja për këtë projekt sipas tij, nuk mund të finalizohet me qeverinë e përkohshme, siç e ka quajtur ai.

Projektet e BERZH-it në Kosovë po ashtu janë të fokusuara edhe në energjinë efiçente. Ky institucion financiar ka filluar para një viti të financojë projektet që kanë të bëjnë me energjinë efiçente dhe që nga ajo kohë kanë investuar 8.7 milionë euro.

Ky projekt sipas BERZH në Kosovë ka filluar të implementohet me shpejtësi më të madhe se në vendet e rajonit. Sipas tyre, nëse këto projekte realizohen me këtë ritëm, atëherë Kosova do të arrijë t’i përmbushë objektivat e BE-së që deri në vitin 2020 të prodhojë 20 për qind të energjisë së ripërtërishme.

Krahasuar me rajonin, Kosova, sa i përket projekteve të BERZH-it nuk qëndron edhe aq keq, madje përfaqësuesi i këtij institucioni financiar ndërkombëtar thotë se mund të krahasohet me Rusinë dhe Turqinë. Mirëpo, këtu si volum projektet janë më të vogla.

“Në krahasim me rajonin janë pothuajse njësojë. Por ka dallim tek bankat me kushtet që kanë për financim në Kosovë dhe në rajon. Shembull në Kosovë janë një grup i bankave që operojnë këtu, ndërkaq në Maqedoni ka një grup tjetër të bankave. Mirëpo BERZH është një bankë për gjithë rajonin. Kemi financime të ndryshme, sikurse që bankat kanë klientë të ndryshëm. Mirëpo, ne nuk bëjmë diferencime në bazë të vendeve”.

Sipas tij, norma e interesit për kredi do të ketë rënia por të ngadalshme. “Ky proces do të shkojë më ngadalë, sepse financimi nuk është vetëm prej depozitave. Normal që edhe depozitat janë pjesë e financimit”, tha Kobakov.

Kosova është anëtare e BERZH-it nga nëntori i vitit 2011 dhe që nga atëherë është përfituese e rreth 13 projekteve në vlerë prej 20-25 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori