LAJMI I FUNDIT:

BERZH jep 1 milion euro në mbështetje të kreditimit për energji efiçente

BERZH jep 1 milion euro në mbështetje të kreditimit për energji efiçente

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është duke promovuar efiçencën e energjisë në sektorin e banimit në Kosovë duke financuar me një kredi shtesë prej 1 milion euro tek Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), një nga institucionet kryesore mikrofinanciare në vend.

Ky financim i ri është siguruar nën Kornizën për Projekte të Energjisë së Qëndrueshme në Kosovë (KoSEP) si përgjigje ndaj kërkesës në rritje për financim të efiçencës së energjisë në vend.

Sipas një njoftimi të BERZH, disponueshmëria e financimit afatmesëm dhe afatgjatë për sektorin privat që ka të bëjë me efiçencë të energjisë dhe investime të energjisë së qëndrueshme është i kufizuar në tregun e tanishëm në Kosovë.


Përmes KoSEP, kornizë prej 12 milionë eurosh për kreditim të efiçencës së energjisë dhe investimeve të energjisë së qëndrueshme të bizneseve të vogla dhe sektorit të banimit, BERZH-i po e adreson këtë boshllëk tregu. Kjo kornizë gjithashtu përfiton edhe nga donacionet shtesë të cilat sigurohen nga New Norway Cooperation Fund (Fondi i Ri për Bashkëpunim i Norvegjisë) dhe Fondi i Veçantë i Aksionarëve të BERZH-it.

KRK-ja tashmë k a financuar mbi 500 projekte nga KoSEP i BERZH-it. KRK-ja ka selinë në Prishtinë por ofron shërbime në tërë territorin e Kosovës nëpërmjet 18 degëve dhe 105 punëtorëve të saj të /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori