BERZH ka filluar bashkëpunimin me një bankë të re në Kosovë, NLB Banka Prishtinë, me një kredi 5 milion Euro në kuadër të Programit për Lehtësimin e Tregut të BERZH-it (TFP). NLB Banka Prishtinë do të përdor programin për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për tregtimin financiar përtej kufijve të vendit. Ky është bashkëpunimi i parë i BERZH-it me NLB Banka Prishtinë.
Projekti është nënshkruar gjatë një vizite të Presidentit të BERZH-it, Sir Suma Chakrabarti, në Prishtinë. Presidenti tha: “Integrimi ekonomik përtej kufijve vendor është njëra ndër strategjitë prioritare të BERZH-it, dhe posaçërisht tregu përtej kufijve vendor është me rëndësi për Kosovën dhe regjionin e Ballkanit perëndimor. Jam i lumtur që po fillojmë bashkëpunimin me NLB Banka Prishtinë për këtë qëllim”.
Albert Lumezi, Kryetar i Bordit Udhëheqës të NLB Banka, nënshkroi projektin në emër të bankës. Ai tha: “Përmes marrëveshjes TFP, Banka do të ketë mundësi për të bashkëpunuar me më shumë banka korrespodente, të cila do të ja mundësojnë klientëve tanë të fitojnë ekspertizë në tregje të reja dhe të ndërtojnë marrëdhënie me homologët e tyre në mbarë botën”.
NLB Banka Prishtinë (NLB BP) është pjesë e grupit NLB në Slloveni, bankat e të cilit grup tashmë bashkëpunojnë me BERZH-in në regjion. NLB BP është banka e tretë më madhe në Kosovë për nga shuma bilancore dhe operon në gjithë territorin e Kosovës me 9 filiala dhe 37 ekspozitura. NLB Banka Prishtinë ju shërben klientëve të ndryshëm nga korporatat dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e deri tek klientët privat.
Rrjeti TPF i BERZH-it përmban mbi 800 banka dërguese dhe mbi 100 banka pranuese në 20 shtetet ku operon BERZH. Në shtetet me sistem bankar të zhvilluar, partneritetet e tilla mes bankave lokale dhe të huaja, ia mundësojnë subjekteve juridike të realizojnë operacione të rëndësishme siç është importi i pajisjeve të prodhimit.
Përveç linjës së kredisë 5 milion Euro për financim të tregut, Programi për Lehtësimin e Tregut nga BERZH-i do t’i ofroj NLB Bankës Prishtinë asistencë teknike dhe trajnim të avancuar.
Përfshirë këtë projekt, BERZH-i ka investuar 203 milion Euro në 49 projekte në Kosovë. Fuqizimi i integrimit regjional është njëri nga tri prioritetet kyçe të BERZH-it në kuadër të strategjisë afat mesme të bankës e që ka për qëllim tendencën e rritjes në shtetet ku operon, për të promovuar integrimin regjional dhe të adresoj sfidat globale dhe regjionale. Përmirësimi i lidhjes dhe integrimit regjional do të emërohet si njëri nga prioritetet kyçe të strategjisë së BERZH-it për strategjinë shtetërore të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Cilësi e lartë, çmime të ulëta, me shumë KM – Petrol Company, partneri juaj i besuar!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?