LAJMI I FUNDIT:

Bernanke: Dështuma t’i parashikonim përmasat e krizës ekonomike

Bernanke: Dështuma t’i parashikonim përmasat e krizës ekonomike

Ish-kryetari i Rezervës Federale, Ben Bernanke, pranoi se politikëbërësit kanë bërë dy gabime kritike gjatë krizës financiare të dhjetëve vjetëve më parë. Sipas tij, ata dështuan ta parashikonin përmasën e kësaj krize dhe nënvlerësuan dëmin ekonomik që do të shkaktonte. “Askush nuk e parashikoi përhapjen dhe forcën shkatërruese të krizës”, tha ai. Bernanke ka qenë shefi i sistemit bankar qendror në SHBA nga viti 2006 deri në 2014-ën.

Ai përmendi panikun që erdhi nga kolapsi i Lehman Brothers si arsyen e vetme të recesionit atëherë.

Dështimi për të parashikuar përmasat e goditjes që erdhi atëherë, tregon se duhet një përfshirje më e gjerë e faktorëve të tregut të kreditit në modelet dhe projeksionet për ekonominë në të ardhmen, sipas tij. Bernanke është politikëbërësi i dytë që pranon fajin në publik këtë javë. Ish-zëvendëskryetari Donald Kohn, pranoi se banka qendrore ka bërë gabime në projeksione gjatë krizës dhe pasojave që erdhën. Rezerva Federale nënvlerësoi gjithashtu kostot e programit të lehtësimit sasior (QE).


Bernanke kundërshtoi argumentet e ekonomistëve, që thonë se kolapsi i çmimeve të shtëpive ishte faktori kryesor që solli recesionin një dekadë më parë. Bernanke shtoi se ndërsa kjo luajti një rol madhor, recesioni nuk do të ishte kaq i keq nëse investitorët nuk do të tërhiqnin me panik paratë nga bankat dhe institucionet e tjera financiare. “Ishte një arratisje nën panik te bankat i ngjashëm me vitet 30, por në mënyrë elektronike se sa nëpërmjet rreshtimeve në rrugë”, tha ai.

Bernanke tha gjithashtu se reformat pas krizës financiare e kanë lënë Rezervën Federale me më pak mjete për të luftuar krizën e ardhshme. Në përpjekje për të parandaluar shpëtimin e ardhshme nga Qeveria, Kongresi frenoi kapacitetin e Rezervës Federale, Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave dhe Departamentit të Thesarit, për të ofruar mbështetje emergjencë ndaj sistemit financiar. /Telegrafi/