LAJMI I FUNDIT:

Berisha sërish kërkon të rikthehet në selinë e PD, policia i bllokon rrugën

Berisha sërish kërkon të rikthehet në selinë e PD, policia i bllokon rrugën

Efektivë të policisë përdorën sprei kundër Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, të cilët po përpiqeshin të ktheheshin në selinë e PD.

Teksa po kalonin urën përballë katedrales së Shën Palit, një grup efektivësh i bllokuan rrugën dhe nuk i lejuan të kalonin.

Policia sërish ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën.


Pas largimit të protestuesve dhe deputetëve të Partisë Demokratike nga selia, aty kanë mbërritur prokurorët e Prokurorisë së Tiranës.

Grupin e kryeson kryeprokurorja e kryeqytetit, Elisabeta Imeraj.

Më parë, Berisha tha se kjo protestë e të shtunës është vetëm fillimi. “Opozita e vërtetë është kjo që shihni, vigane në këmbë. Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do të mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë dhe mbrojmë”, tha Berisha. /A2/