LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Ngrihuni në shtator edhe ju shqiptarë si në Rumani

Berisha: Ngrihuni në shtator edhe ju shqiptarë si në Rumani

I frymëzuar nga protestat, ish-kryeministri Sali Berisha thotë rumunët kanë gushtin e tyre, shqiptarët do kenë shtatorin, duke ftuar qytetarët  shqiptarë të ngrihen në një revolucion mbarëpopullor, për të përmbysur narkoshtetin dhe regjimin kleptokratik.

Duke shprehur solidaritetin dhe admirimin për këtë, ai ka kërkuar që e njëjta të ndodhë edhe në Shqipëri

Postimi i Berishës në Facebook:


“Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!

Te dashur miq, Prej disa ditesh qytetaret rumune jane ngritur ne nje revolucion te fuqishem popullor ne Bukuresht dhe mbare Rumanine, per permbysjen e rregjimit kleptokratik te majte.
Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim me te madh per qytetaret rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetaret shqiptare te ngrihemi dhe ne, ne nje revolucion mbare popullore, per te permbysur narkoshtetin dhe rregjimin kleptokratik ne Shqiperi. Le te shnderrojme ne shtatorin qe vjen, ne shtatorin me te madhe te historise tone,” shkruan Berisha.