LAJMI I FUNDIT:

Berat, zjarr në kodrat me pisha

Berat, zjarr në kodrat me pisha

Një zjarr përfshiu pasditen e të hënës kodrat e mbjella me pisha në rrethin e Beratit në lagjen Muzeale “Kala”.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar pa humbur kohë mjetet zjarrfikëse të cilat kanë punuar për lokalizimin e flakëve të zjarrit që deri gjatë pasdites janë përhapur në përmasa të mëdha duke vënë në rrezik dhe objektet e rëndësishme turistike të zonës. Flakët e zjarrit tashmë janë vënë nën kontroll. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri të madh, raportoi Ora News.

Drejt vendit të ngjarjes tashmë kanë mbërritur dhe ekspertë të policisë, të cilët kanë filluar hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së këtij zjarri./Telegrafi/