Kryetarët që nuk dinë t’i shpenzojnë paratë publike në mënyrë të duhur duhet të shkojnë në shtëpi, madje nëse ka shkelje të procedurave duhet të shkojnë edhe diku tjetër. Kështu ka thënë Ministri i Financave, Besim Beqaj, sipas të cilit është krijuar praktikë e keqe bartja e mjeteve dhe kjo tregon për mosmenaxhim të mirë të parasë publike.
Nën organizimin e Ministrisë së Financave, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Asociacionit të Komunave të Kosovës, si dhe Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm u mbajt konferenca “Performanca financiare dhe ofrimi i shërbimeve në komuna në vitin 2013”, ku pjesëmarrësit thanë se duhet të punohet në menaxhimin sa më të mirë të parasë publike.
Ministri i Financave Besim Beqaj, tha se është praktikë shumë e keqe dhe tregues për mosmenaxhim të mirë të parasë publike, bartja e mjeteve nga viti në vit. Madje, ai tha se ata kryetarë që nuk dinë ta shpenzojnë buxhetin, duhet të shkojnë në shtëpi, bile nëse ka shkelje të procedurave, edhe vende tjera, e jo të stimulohen nga Qeveria apo Ministria pse e ka përdorë mirë paranë publike, sepse e ka detyrë dhe përgjegjësi para qytetarëve ta përdorë mirë paranë publike.
“Të gjithë zyrtarët që nuk bëjnë menaxhim të mirë të parasë publike duhet të shkojnë në shtëpi, ose nëse ka shkelje duhet të procedohet diku tjetër, por jo ata të cilët bëjnë mirë t’i japin edhe stimulime. Duhet të parandalohemi nga dëshirat, bartja e të hyrave nga viti në vit është praktikë e keqe, sepse nuk është menaxhim i mirë i parasë publike. Ato mund të bartën prej një viti në vitin tjetër, por jo të bartën tre, katër vite të shfrytëzohen vetëm atëherë kur i duhen dikujt për t’i shfrytëzuar, kjo është logjika e bartjes së parave publike nga viti në vit”, tha Beqaj.
Ky reagim i Ministrit Beqaj, erdhi nga kërkesa e Sazan Ibrahimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, që për menaxhim të mirë të parasë publike, komunat duhet të stimulohen. “Do të ishte shumë mirë që kur të bëhen këto iniciativa të përcillen edhe me grante stimuluese. Nëse komunat dallohen me punën dhe performancën e saj atë herë të ketë një grant stimulues i cili nuk do të shfrytëzohet në atë kuptimin për implementimin e projekteve madhore komunale”, theksoi Ibrahimi.
Ndërsa, Artan Venhari, zëvendësauditor i përgjithshëm tha se synimi i tyre ka të bëjë me transparencën ndaj qytetarit se sa janë ata duke përfituar nga fondet përmes tatimeve që si taksapagues i japin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Rrethi i vrasjeve një trup në liqen” nga autorja Iva Procházková

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri