LAJMI I FUNDIT:

Benzema nuk kalon te Milani

Benzema nuk kalon te Milani

Sipas komenteve të fundit të agjentit të tij, sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, nuk do t’i bashkohet Milanit gjatë afatit kalimtar veror.

Mediat spanjolle kishin hedhur idenë e largimit të Benzemas në drejtim të Milanit pas dështimit në Bernabeu, por është agjenti j Karim Djaziri që i hedh poshtë të gjitha spekulimet.

“Benzema do të qëndrojë te Reali sepse është shumë i lumtur në Spanjë. Milani? Nuk kam dëgjuar nga askush. Dhe për çdo rast, unë them se ai do të qëndrojë në Madrid sepse është i lumtur këtu”, tha Benzema. /Telegrafi/