LAJMI I FUNDIT:

Benitez vazhdon t’i thotë JO Realit

Benitez vazhdon t’i thotë JO Realit

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se ai nuk do të largohet nga klubi anglez.

Emri i Benitez sot sërish është lidhur me Real Madridin, pas eliminimit të klubit spanjoll nga Liga e Kampionëve.

“Kjo është një periudhë vendimtare për gjithkënd në klub dhe detyrë e imja është të përqendrohem për të nxjerrë më të mirën nga lojtarët. Kur nënshkrova kontratë të re, ishte sepse dëshirova të qëndroj dhe të luftoj për këtë klub dhe kjo është ajo që unë do të vazhdoj të bëj”, ka thënë Benitez./Telegrafi/