LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Kjo është java vendimtare

Benitez: Kjo është java vendimtare

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, në prag të ndeshjes së sotme përballë Portsmouth thotë se kjo javë do të jetë vendimtare për sezonin e Redsave.

Liverpooli është katër pikë larg pozitës së katërt dhe ka të zhvilluara më shumë ndeshje se rivalët tjerë. Të kuqtë po ashtu duhet të përqendrohen në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Europa League, pasi u mposhtën në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 nga francezët e Lille.

Për ta bërë më të ngarkuar javën, Liverpooli do të udhëtojë në Old Trafford të dielën për t’u përballur me rivalin e hidhur Manchester United.

“Është e rëndësishme të fitojmë. Nëse luani mirë, fitorja do të jetë më e lehtë. Por gjëja më e rëndësishme është të fitojmë. Çdo javë është e rëndësishme për një top ekip. Tash jemi në një pozitë ku duhet të mendojmë për Europa League, ose të luftojmë për top katërsh. Nëse jemi në një pozitë më të mirë do të jetë një javë e rëndësishme, nëse jemi në një pozitë më të vështirë, përsëri do të jetë javë e rëndësishme”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori