Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pohuar se ai nuk ka pasur asnjë njoftim nga institucionet vendase për vizitën e Aleksandar Vuçiqit në Kosovë.
Jashari, përmes një postimi në Facebook, me rastin e një dedikimi në ditëlindjen e 16-të të djalit të tij, Hamzës, që mban emrin e gjyshit të tij, ka komentuar edhe vendimin e Qeverisë për lejimin e Vuçiqit në Kosovë, duke e vlerësuar si një gabim shumë të rëndë.
Ai ka falënderuar qytetarët e Drenicës për rezistencën e bërë për të mos lejuar hyrjen e presidentit serb në këto territore.
Posttimi i plotë i Bekim Jasharit:
“Urime ditëlindjen biri im!
Ti nuk trashëgove vetëm emrin e gjyshit, por po rritesh çdo ditë duke forcuar edhe virtytet e tij. Ashtu sikur baba Hamzë që dikur kur protestonte e luftonte kundër pushtuesit, një javë më parë dhe te nipi i tij, Hamza i ri protestoi së bashku me popullin e Drenicës për të mos lejuar Vuçiqin të kaloj nëpër Drenicë, pa kërkuar falje për vuajtjet që shteti i tij i ka shkaktuar në Kosovë.
Edhe pse ende nuk kishe mbushur 16 vite, një javë më parë i’u bashkove qytetarëve të Drenicës në protestë kundër një vizite të padëshiruar të presidentit serb, vizitë e cila preku dhimbjet dhe plagët tona të luftës.
Të nderuar miq, sot në ditëlindjen e 16-të të Hamzës së ri dhe një javë pas protestës në Drenicë, them se ata që kanë dhënë leje për Vuçiqin, pa e respektuar vullnetin e qytetarëve të Drenicës kanë gabuar rëndë.
Qytetarët e Drenicës më kanë zgjedhur mua për kryetar dhe unë do të jem me ta çdo herë, nuk do të pranojë as injorimin dhe nënshtrimin e qytetarëve të Drenicës dhe as të institucionit që unë e udhëheqi.
Unë si kryetar i komunës së Skenderajt, nuk kam pasur asnjë njoftim nga institucionet tona për vizitën e Vuçiqit në fshatin Banjë, që është pjesë e Komunës së Skenderajt.
Injorimi i komunës së Skenderajt, nga ata që i japën leje, është injorim dhe mohim i gjakut të derdhur për Liri.
Prandaj qytetarët e Drenicës, veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve, familjarë të zhdukurve dhe qytetarë të shumtë bllokuan rrugët dhe nuk lejuan Vuçiqin të hyjë në Drenicë, pa kërkuar falje në emër të shtetit që përfaqëson, shtet ky i cili ka shkaktuar shumë vuajtje në Kosovë.
Falënderoj të gjithë ata qytetarë, që një javë më parë në mënyrë të qetë dhe dinjitoze protestuan të dielën e kaluar dhe nuk lejuan hyrjen në Drenicë të ish-ministrit të informacionit të Millosheviqit, tani president i Serbisë, pa kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin, që shteti tij e ka kryer në Kosovë.
Njëjtë do të duhej të vepronin edhe institucionet qendrore dhe nuk do të duhej të ndodhte lejimi i hyrjes në Kosovë të asnjë zyrtari të shtetit të Serbisë pa kërkim falje, që është hapi i parë në rrugën e paqes që synojmë.
Nga institucionet e Kosovës pres mbështetje dhe përkrahje për zhvillimin e Drenicës, dhe maturi kur bëhet fjalë për çështje që prekun plagët e luftës”, ka shkruar Jashari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi