LAJMI I FUNDIT:

Beckham: Shumë dallim në mes të Milan dhe Man United

Beckham: Shumë dallim në mes të Milan dhe Man United

Mesfushori i Milanit, David Beckham, thotë se rosonerët u deklasuan nga Manchester United në ndeshjen e mbrëmshme.

Beckham bëri një paraqitje të shkurtër në pjesën e dytë të disfatës 4-0, duke shkelur për të parën herë në ish-fushën e tij që nga viti 2003 kur u largua nga Manchester United.

“Ishte një mbrëmje dëshpëruese pasi të gjithë humbëm dhe jemi jashtë Ligës së Kampionëve. Ne pranuam një gol të hershëm dhe ata shënuan të dytit në fillim të pjesës së dytë”.

“Dallimi mes dy ekipeve ka qenë tepër i madh, por Manchester United është një ekip i madh. Të jem këtu ishte diçka e veçantë. Fansat ishin të jashtëzakonshëm dhe i falënderoj”, ka thënë Beckham./Telegrafi/