Komisioni Evropian ka miratuar pakon e tij të programeve të asistencës para pranimit për vitin 2015, për të mbështetur reformat dhe bashkëpunimin rajonal në vendet që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së
Komisioni Evropian ka miratuar programet e pakos së asistencës para pranimit për vitin 2015 për të mbështetur reformat dhe bashkëpunimin rajonal në vendet që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, me një vlerë prej rreth 1 miliard euro.
“Kjo pako shpreh angazhimin e fuqishëm për perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ai është një investim afatgjatë në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vetë BE-së dhe do të mbështesë procesin e reformimit ekonomik dhe politik të vendeve në rrugën e tyre drejt pranimit në BE”, tha Johannes Hahn, Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim.
Mbështetje në reforma
Financimi vjen nga Instrumenti i Asistencës para Pranimit (IPA II), dhe do të jetë në dispozicion për Shqipërinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, Kosovën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Ai do të mbështesë reformat e mëtutjeshme demokratike dhe publike si dhe bashkëpunimin rajonal.
Investimi në lidhje
Kjo pako veçanërisht përfshin një program 155 milionë eurosh për të ndihmuar financimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës rajonale në sektorin e energjisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor: katër ndërlidhje energjetike, dy projekte rrugore dhe dy projekte hekurudhore, ku të gjitha prej tyre do të sjellin më afër njëra tjetrës ekonomitë dhe shoqëritë. Kontributi i BE-së pritet të stimulojë edhe kredi nga institucionet financiare partnere deri në shumë të përgjithshme prej 540 milion euro.
Përmirësimi i lidhjes brenda Ballkanit Perëndimor si dhe në mes të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit. Komisioni e ka agjendën e lidhjes si një prej prioriteteve më të larta në këtë rajon, me mbështetje të plotë të qeverive të Ballkanit Perëndimor. Një theks i veçantë i është vënë përgatitjes dhe financimit të projekteve konkrete në investimin e infrastrukturës rajonale, mirëpo edhe në zbatimin e standardeve teknike dhe masave të buta (p.sh. thjeshtësimin e procedurave për kalimin e kufirit ose shthurjen e kompanive dhe qasjen e palëve të treta në rrjete).
Për më shumë lidhur me këto tetë projekte, ju lutem shihni: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/publication/2015/2015-connectivity-package.pdf
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija e prefektë për Ramazan

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe