BE duhet ta shndërrojë Kosovën në një qendër të energjisë
Në fillim të këtij shekulli të ri po bëhet gjithnjë e më e qartë se resurset e energjisë janë një mjet i fuqishëm ekonomik dhe politik.
Duke qenë në udhëkryq të Ballkanit, Kosova e cila zë vendin e tretë sa i përket rezervave të resurseve të shfrytëzueshme të thëngjillit, do të mund të shfrytëzonte resurset e saj natyrore për zhvillimin e ekonomisë së saj dhe për të fituar një pozitë të respektueshme në tregun rajonal.
Ajo ka rreth 11 dhe 14 miliardë tonë rezerva të linjitit, një zinxhir të mirë transportues të thëngjillit, rezerva të mira të ujit për të mbështetur prodhimin si dhe ka njerëz të kualifikuar.
Institucionet e Kosovës kanë krijuar një infrastrukturë të tërë ligjore dhe kanë filluar të mënjanojnë barrierat burokratike në mënyrë që të krijojnë një mjedis të përshtatshëm për investitorët e huaj.
Në pjesën perëndimore të Kosovë, studimet e fizibilitetit kanë treguar se një hidrocentral i ri do të mund të prodhonte energji me kapacitet prej 300 MW. Kjo do të mbulonte plotësisht kërkesën e Kosovës për energji në kohën e ngarkesës më të madhe dhe ajo do të mund të eksportonte energji në kohën kur ngarkesa nuk është aq e madhe. Janë identifikuar edhe tetëmbëdhjetë vende të tjera si lokacione potenciale për projekte të hidrocentraleve të vogla.
Përmes forcimit të sundimit të ligjit, me ndihmën e BE-së dhe SHBA-së, Kosova mund të bëhet vend shume atraktiv për investitorët e huaj. Kuvendi i Kosovës tashmë ka miratuar legjislacionin në fushën e partneriteteve publiko-private për të siguruar që, si Kosova ashtu edhe investitori të mund të kenë profit të drejtë.
Nëse Kosova i shfrytëzon me sukses resurset e saja të energjisë ajo mund të qëndrojë në këmbët e veta në vend se të vazhdojë të mbijetojë nga buxheti i vogël i shtetit dhe nga donacionet që merr nga taksapaguesit e BE-së dhe SHBA-së.
Një studim i bërë në vitin 2006 ka sugjeruar ndërtimin e një termocentrali për prodhimin e energjisë elektrike nga thëngjilli me kapacitet prej 2000 MW. Termocentrali do të hapte shumë vende të punës dhe do t’i sillte shtetit deri në 300 milionë euro nga shitjet e eksportit. Studimet e tjera flasin për të ardhura potenciale prej 7.6 miliardë eurosh në 25 vitet e ardhshme vetëm nga tantiemat dhe taksat e tjera për aktivitetet minerare si dhe për hapjen e 20,000 vendeve aq të nevojshme të punës.
Kosovës i duhet ekspertiza e BE-së dhe SHBA-së që kjo të bëhet realitet.
Ndërmarrja minerare Trepça e ka një reputacion të mirë ndërkombëtar. Por ajo gjendet në zonën e ‘nxehtë’ etnike të Mitrovicës në pjesën veriore të Kosovës. Sipas një analize del se një pako publiko-private prej 176 milionë eurosh do të mund të rriste qarkullimin e ndërmarrjes për 350 deri në 400 milionë euro tre apo katër vite pas investimit. Pakoja do të mund të përfshinte një universitet të ri ndërkombëtar në qytetin e Mitrovicës për të aftësuar resurset e freskëta njerëzore për Trepçën dhe për sektorin minerar të Kosovës në përgjithësi.
Një projekt i tillë madje mund të ndihmonte në zbutjen e armiqësive ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve lokalë, duke e transformuar ketë zonë në një rrëfim të suksesshëm ekonomik.
Minierat, energjia dhe rinia e shkolluar kohëve të fundit në Evropë dhe në Amerikë – janë themelet e ringjalljes së ardhshme ekonomike të Kosovës, ringjallje e cila do të ketë forcën për zgjidhjen e problemeve të saja të vështira politike dhe sociale.
BE-ja dhe SHBA-ja duhet të punojnë ngushtë me autoritetet kosovare për të zhvilluar një strategji afatgjate dhe të qëndrueshme për këta sektorë. Sa më shpejt që të bëhet kjo, aq më mirë do të jetë për stabilitetin afatgjatë të rajonit dhe për perspektivën e integrimit më të madh euroatlantik.
(Autori është ish ministër i energjisë dhe minierave në Kosovë. Aktualisht është ligjërues për integrime evropiane dhe globalizim në Universitetin e Prishtinës. Ky shkrimi është botuar edhe në EUOBSERVER)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin