LAJMI I FUNDIT:

Bayern dhe United në kërkim të Frey

Bayern dhe United në kërkim të Frey

Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu janë vënë në kërkim të portierit të Fiorentinas, Sebastien Frey.

Sipas La Repubblica, Viola mund të lejojë largimin e francezet nëse skuadrat e interesuara paguajë 15-18 milionë euro.

Drejtuesit e Bayernit kanë pasur mundësi të shohin kualitetet e Freyt nga afër, në dy ndeshjet që zhvilluan kundër Violas në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, United është në kërkim të një zëvendësuesi të Edwin Van der Sar dhe e shohin portierin francez si njeriun e duhur për portën e tyre. /Telegrafi/