LAJMI I FUNDIT:

Batalion milionerësh

Batalion milionerësh

Më shumë se pesë milionë euro, është vlera e pasurisë së paluajtshme e Rrustem Mustafa, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e krijuar nga vitit 2000 e deri në vitin 2006.

Mirëpo, përpos kësaj deputeti Mustafa ka në pronësi edhe prona tjera, të cilat për të cilat nuk ka dhënë vlerë në formularët e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) të cilët janë bërë publik të hënën.

Përpos pasurisë, Mustafa ka deklaruar se në llogaritë e tij bankare në bankat komerciale në vend ka rreth 170 mijë euro para të gatshme, raporton Zëri.


Mirëpo, bazuar në të dhënat e publikuara nga AKK-ja, shihet se deputeti Mustafa është vetëm njëri nga milioneret e rinj që janë futur në Institucionet e Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale në vend. /Telegrafi/ auto_rrrr1433225864