LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi në krizë

Bashkimi në krizë

Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 17-të të BKT Superligës së Kosovës në basketboll për meshkuj .

Befasinë më të madhe e shkaktoi Kolegji Univers, i cili mposhti skuadrën mysafire Bashkimin me rezultat 84:70.

Pas kësaj humbje të thellë dhe të papritur prizrenasit thellohen në krizë, e cila po i përcjell që nga nisja e stinorit pranëveror .

Ata në tri ndeshjet e para të kësaj kaptine kanë pësuar tri humbje . Kampioni aktual Sigal Prishtina lehtë dhe bindëshëm mposhti Futurën (91:54).


Bazuar në rezultatet e kësaj pjese të kampionatit, Sigal Prishtina , Peja , dhe Trepça janë pretendentët kryesorë për titull dhe kupë. /Telegrafi/