Bashkimi e drejtë eksplicite në çdo kohë dhe për çdo komb
BE pa koncepte të qarta për shqiptarët dhe Ballkanin
(Nëse 70-80 për qind e shqiptarëve deklarohen për bashkim kombëtar, atëherë atyre në mënyrë eksplicite po u mohohet e drejta natyrore për bashkim me pjesët e ndara)
Bashkimi Evropian është një konfederatë me synime për bashkim të kontinentit, por pa koncept të kristalizuar! Meqë termi bashkim ka një kuptim të gjerë, konfederata është bashkim i disa shteteve që ruajnë një farë pavarësie, nën një pushtet qendror të përbashkët. Si një bashkim i Konfederatës së Punës. Pa një koncept të caktuar shoqëror. Organizma të tilla ka mjaftë brenda OKB-së, OSBE-së, një lloj si UNMIK-u, EULEX-i, FAO etj. Me koncepte pa vlera, pa tipare filozofike, politike, ekonomike e diplomatike. Ndërkaq, konceptet pasqyrojnë ndërgjegjen e shoqërisë, grupit të caktuar si parti, komunitet, komb etj. Konceptet përbëjnë një shkallë të botës së veçantë të menduarit si proces i njohjes së realitetit. Që përcaktojnë qëllime të qarta dhe të përpikta në shkencë, politikë, diplomaci, ekonomi art, kulturë, marrëdhënie dy e më shumë paleshe, të kombeve mes vete. Kur sesi kombe të spekuluare dhe të ndaluare, por me parim themelor (teorike-praktike e juridike). Marrëveshje me mikun, kundërshtarin (armikun) etj. Jo me ide dhe koncepte individuale klanore, duke i privuar parimet bazë të demokracisë, të së drejtës për vetë-deklarim të sovranit shumicë në vendimmarrje parësore reale.
Ekzistojnë ide dhe koncepte me interes shoqëror dhe klanor, të rrethuar me puthadorë, këshillues servilë, më të dobët se ata, të cilët mendojnë se dinë gjithçka! Kur flitet për ide konceptesh, patjetër duhet menduar se ka ide dhe koncepte komuniste, borgjeze, socialiste, partiake, reaksionare, evolutive, realiste popullore përparimtare dhe revolucionare. Në historinë tonë të re kemi idetë e Rilindësve pa dallim feje, krahine, ideje me nocion konceptesh kombëtare, humane revolucionare, në kohë dhe rrethana të caktuara. Janë ideale interesash sublime për komb e atdhe. Pra, koncepte kombëtare përparimtare, si Lidhja e Lezhës, Shoqëria e Komitetit të Stambollit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Pejës, Shoqëria e Shkronjave Shqip, Lëvizja “Kuqezi” etj. Në rrethana aktuale kemi ide partiake me frymë evolutive, demokratike, por edhe reaksionare, fashiste. Koncepte me botëkuptime pacifiste, idealiste, puro kombëtare dhe antikombëtare, reaksionare, prore pa ide dhe pa koncepte, pa ideale kombëtare, qoftë për siguri, zhvillim, bashkim apo unifikimi.
Idetë dhe konceptet e shoqërive të theksuara më lartë, veprojnë, punojnë dhe përpiqen për një ideal. Realizimin e koncepteve ideor kombëtar, duke u mbështetur në një unitet si pretendim për bashkim, afrim dhe gjykim idealist, realist. Me ide zhvillimi kompakt, harmonik, ma të shpejt dhe më të sigurt. Qoftë në konkurrencë, mbrojtje, siguri, plasim idesh dhe mallrash me reciprocitet, duke u respektuar ligjet në fuqi. Nëse ideali është ideologji apo sistem idesh okupimi, me pikëpamje agresive, shfarosëse dhe fashiste, atëherë ai më s`është ideal, por armiqësi, etje për luftë, rasti me tërësitë e grabitura të Kosovës etnike. E Kosova etnike përfshinte territoret gjithandej Kosovës Lindore, shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi. Pjesët nën Greqi territoret e Çamërisë dhe çamëve deri në Janinë, të ndjekur me dhunë dhe gjenocid.
Ideali është qëllim i lartë i mbështetur në bindje realiste me synim thelbësor, jo sall të një njeriu a një grupi njerëzish, klase apo klani, duke mos shkel mbi parimet bazë të reciprocitetit, shtet-popull, popull shtet, përfaqësuesve këshilltarë, njerëzve me ideale dhe mendje të shëndosha botëkuptimesh intelektuale. Për të vendosur mbi vlerat dhe çështjet thelbësore, imanente kombëtare historike. Prandaj, ekzistojnë ideale të larta patriotike, kombëtare, ideale të përbashkëta siç u theksuan më lartë. Veprimtaritë e lëvizjeve me ide dhe pikëpamje kombëtare historike dhe gjeografike. Të pajisura me ideale konceptesh dialektike, ide të shëndosha dhe patriotike. Është e vërtetë se në çdo shoqëri kanë ekzistuar ideale të përbashkëta, si bie fjala idealet komuniste, borgjeze-kapitaliste-monarkiste. Ideale kishtar-fetare, okupimesh kah jugu, të gjykuara si ide hegjemoniste, veprimet aktuale të kriminelëve në veri etj.
Në botën aktuale të shteteve në transferim, mungon ideali dhe koncepti real i përbashkët dhe unik. Sepse, veprimet zhvillohen pa ndonjë ideal, me koncepte të dyshimta, sot për nesër, për aq sa do të zgjasin mandate zgjedhore. Luftë për pushtet të bujshëm dhe megalomani, pasuri dhe korrupsion, për t’u pasuruar në dëm të tjetrit, tatimpaguesve, thjeshtë jetë mbi kurrizin e tjerëve. Në lidhje me koncepte, ide dhe ideale, ka qindra shembuj kudo në botë dhe në hapësirën shqiptare; Tiranë, Shkup, Prishtinë, Tetovë. Tek udhëheqësit, të cilët mendojnë se i përkrah sovrani, nëse kanë marrë vetëm një pjesë të përqindjes së votave të spekuluara të elektoratit. Ata, Evropën e Bashkuar e kanë moto dite, bashkimin iri!
Në shprehjen ideologji, respektivisht ideologë, përfshihen të gjithë ata, të cilët, mbrojnë një ideologji të caktuar. Janë përfaqësues të një ideologjie si ideologët e revolucionit proletar, borgjez, ideologë demokratë, të Rilindjes Kombëtare në luftë për çlirim, liri, bashkim dhe zhvillim demokratik kombëtar. Dihet se idealizmi është botëkuptim filozofik, “joshkencor”! Rrymë, teori, drejtim apo qëndrim kundër-materialist. Thuhet se idealizimi ka koncepte joshkencore, revolucionare kundra-materialiste. Kjo s`qëndron, sepse qëllimet e fuqishme idealiste janë fisnike dhe vullnetmirë për zhvillim, liri dhe demokraci të vërtetë, jo idealiste, por realiste. Të mendosh se mund të jesh i mirë për të gjithë, është ideal i tepruar. Të mendosh se me komshiun agresor, okupues, hegjemonist, do të mund të pajtohesh në gjithçka, gjithashtu është spekulim! Të jesh i veçantë në parime boshe, përulëse për qëllime të caktuara personale, duke humbur vise, popull, moral, atdhe, dinjitet është idiotësi!
Nuk është idiotësi kur mbrohet identiteti kombëtar e shoqëror pse jo dhe njerëzor. Kur ke tipare dalluese, gjuhësore, simbolikë të veçantë identitetet, kulturor dhe traditë veçuese. Tipare këto kombëtare, të cilat duhet mbrojtur me kufij të caktuar të arealit gjuhësor, traditës dhe veçorive të caktuara kombëtare, gjuhësore, fetare, gjeografike dhe kulturore. Pavarësisht se planeti në të cilin jetojmë sot, është një “fshat i madh”, por dallues në kompozitat veçuese të identitetit kombëtar, gjuhësor, simbolikë, kulturë, ekonomi dhe histori të hapësirës, për të cilën je mbështetur nga lindja e Ilirisë! Nga krijimi i fillimit e deri në finale të panjohur. Në të kundërtën, këtyre veprimeve që ndodhinë sot në ne, dhe me ne, u thuhen veprime qëllimesh pa ide dhe pa koncepte ideali. Atëherë ku qojnë këto veprime pa koncepte, pa ide dhe pa ideale kombëtare, veçse në klithma kthimi prapa. Përsëritje të historisë dhe tkurrjes së mëtejme të atdheut! Por, nëse mbi 70-80 për qind të shqiptarëve shprehen, (ketë e kanë dëshmuar me të gjitha anketat për bashkim kombëtar)! Atëherë, atyre po u mohohen padrejtësisht të drejtat ideale, morale, natyrore, juridike dhe ligjore, për t`u bashkuar me trungun dhe pjesën e ndarë me dhunë dhe me pazare, nëpër qendra të ndryshme të vendosjes në Evropë. Duke filluar nga vitet 1848-1878-1912-1945, deri më 12 qershor 1999, 17 shkurt 2010, thënë thjeshtë deri sa nuk bashkohen shqiptarët! Sepse, akoma po vazhdon përafërsisht i njëjti skenar! Politikës shqiptare i mungon guximi, konceptet e interesit kombëtar, në krye me udhëheqësit aktualë, Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë. Atyre po u mungon ideali, dhe nocionin bashkim kombëtar! “Jo në gadishull, por në Bruksel”! Edhe pse e dinë se BE, kurrë nuk ka qenë ma konfuze, ma e përçarë dhe më e tronditur me valutë, mos unitetit, konflikte të brendshme sociale, politike ekonomike. Evropa është duke u rrezikuar në esencën e ekzistimit si BE! Si mund ta ruajnë dy-tri shtete këtë bashkim!? BE u ngjanë konfederatave, historia e të cilave ka përfunduar me gjak dhe turp! Ky mund të mos jetë mashtrim dhe spekulim, humbje kohe për shtete pa valutë kombëtare, pa identitet, pa kurrfarë sigurie. Gjashtë shtete s`mund të bindën për pranimin e Kosovës shtet, kundra afro 90 shtete më të fuqishme të botës…
Shqiptarët me aftësitë intelektuale fuqinë, idealin, konceptet kombëtare, përvojën e dhimbshme historike të federatave false! Me një të ardhme jo të largët, në pajtim me botën demokratike, forcat Veri-Atlantike, do ta vulosin fatin shekullor të sovranit të ndarë dhe të lënë udhëkryqeve të gadishullit të shpërndarë aq padrejtësisht! Ata që ëndërrojnë bashkimin më një konfederatë, të parët do të pendohen! Ëndërruesit e federatë-konfederatave artificiale të MSKS, BRSS, Jugo-serbo-sllavitë, e panë sesi e pësuan me shpërbërjen! Një Evrope fikse jetëgjatë, një konfederatë real e bashkuar, pa u zgjedh problemi në Ballkan!? Ajo po përjeton krizë të thellë politike, ekonomike, strategjike! Udhëheqës shqiptar s`duan t`i vërejnë këto kriza në zemër të saj, duke u fshehur pas ruajtjes së privilegjeve! Kur dihet se bashkimi është e drejtë eksplicite për çdo populli kudo në botë, Ballkan dhe Evropë! Pse Brukseli pa u sqaruar lejon ndihmat politike ruse si “Grekët e lashtë Trojës”!? Kjo shqetëson çdo shqiptarë. Ndihmat ruse s`kanë karakter humanitar”! Çfarë fshihet pas kësaj?! Brukseli duhet të jetë transparent, i qartë ndaj fatit të Kosovës në veçanti, dhe shqiptarëve në tërësi! Për bashkimin e tyre real ligjor-natyror, siguri, zhvillim ekonomik, kufij të sigurt në çdo pjesës dhe në veri!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ibrahimovic-780x439.jpg)
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri
![Nuk ka fitues në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rodrygo-2-780x439.png)
Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit
![Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LORE9.jpg)
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi