Bashkimi bën fuqinë!
Ishte një Lidhje Shqiptare e Prizrenit që arriti t’u imponojë të huajve vullnetin e popullit shqiptar, sot përse ka vetëm disa bërthama të shkëputura kombëtare që harxhojnë energjitë dhe potencialet çlirimtare të kombit?!
Si pjesëmarrëse e Mbledhjes Parakuvendore të Kuvendit Mbarëshqiptar, edhe pse pa funksion politik brenda Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëshqiptar, nuk mund të mos apeloj në të gjitha forcat politike kombëtare shqiptare të shtrëngojnë radhët dhe të punojnë për riaktivizimin e veprimtarisë rreth Kuvendit Mbarëshqiptar, sepse “Bashkimi bën fuqinë”.
Aktualisht, në trojet shqiptare, ekziston një varg lëvizjesh dhe organizatash që kanë në programin e tyre, ribashkimin e trojeve shqiptare. Kjo dëshmon faktin se populli shqiptar është i preokupuar gjithnjë e më shumë për të zgjidhur denjësisht çështjen kombëtare shqiptare. Por njëkohësisht, nuk mund të mohojmë se është edhe pasojë e traditës, e vesit të bajraqeve, ku cilindo shqiptar dëshiron të jetë prirës. Kjo e ka kushtuar shumë procesin e çlirimit dhe ribashkimit kombëtar që nga organizimi i çetave pas luftës së parë botërore e deri më tani.
Historiani i shquar, Marenglen Verli, në artikullin “Refleksione dhe mesazhe nga historia e lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar”, i botuar në librin “Kosova shqiptare në sfidën e një shekulli” (shtëpia botuese Botimpex, Tiranë, 2007, f. 83) potencon se ky organizim i këtij lloji “arriti të çojë popullin në kryengritje, por çetat apo grupet e armatosura ishin larg organizimit që imponon disiplinë, , angazhim me përgjegjësi të përcaktuara, ndaj këto grupime vullnetare fluide nuk kanë qenë të afta të thyenin përfundimisht formacionet e rregullta ushtarake të kundërshtarit. Një qëndresë e tillë, më shumë spontanitet në veprime, mund të mbante gjallë urrejtjen për pushtuesin, të kish ndikime të tjera të natyrës psikologjike, por […] nuk qe në gjendje të sillte çlirimin”.
Deri kur të gjithë forcat politike nuk u bashkuan në një lëvizje politike të vetme, duke vepruar ashtu siç kanë dashur të vepruan ideologët Iusuf dhe Bardosh Gërvalla, bashkë me Kadri Zekën (duke bashkuar organizatat e tyre politike në një Front të vetëm), gjë për të cilën edhe u vranë nga UDB-ja serbe, nuk ishte e mundur organizimin e një kryengritjeje të armatosur çlirimtare në Kosovën pas luftës së dytë botërore. Organizatat ilegale vepruan në rrafshin propagandistik, duke ngritur vetëdijen kombëtare, por nuk ishin në gjendje të bënin më shumë. Vetëm pasi u formua një bërthamë të vetme çlirimtare, e fuqishme politikisht, e gatshme të imponojë një disiplinë, mund të kalohej në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK). Por organizimi nuk ishte mjaft të rreptë që të mundësonte mosndyshimin e programit të saj për çlirim dhe ribashkim kombëtar. Ideologët e parë u vranë, vendi i tyre u zu edhe prej njerëzve që bënin më pas nënshkrime të tipit Rambuje apo të çmilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa realizuar betimin për çlirim dhe ribashkim kombëtar. U humb energji, u humb gjak, u organizuan edhe ushtri të tjera çlirimtare krahinore, edhe këta u tradhtuan me pranimin e marrëveshjeve të Konçulit dhe Ohrit. Sot, vetëm Kosova është formalisht e lirë, d.m.th. jo në juridiksionin direkt të Serbisë pushtuese dhe koloniale, kurse trojet të tjera akoma gjendën nën kolonizim dhe pushtim serbo-sllavo-maqedono-malazez.
Shtrohet pyetja: Ishte një Lidhje shqiptare e Prizrenit, pse sot ka më shumë bërthama çlirimtare kombëtare të shkëputura?
Duhet të rikujtojmë se ish Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe vazhduesja e saj, Fronti Demokratik të Bashkimit Kombëtar e ka bërë prej kohësh APEL të gjithë forcave politike dhe lëvizjeve të bashkohen rreth Platformës së tij për çlirim dhe ribashkim të Shqipërisë në një shtet të vetëm kombëtar, sepse vet nga koncepti “front” kuptohet një bashkim forcash politike, organizatash joqeveritare, personalitetesh intelektuale dhe atdhetare për përmbushjen e Programit të ribashkimit të Shqipërisë në një shtet të vetëm kombëtar.
Në vazhdim duhet punuar me vendosmëri që të arrihet mbajtjen e Kuvendit Mbarëshqiptar, puna për të cilin u pezullua pas shtrëngatës së dezinformimeve dhe shpifjeve që e ka pasuar Mbledhjen Parakuvendore të Kuvendit Mbarëshqiptar, në vitin 2009.
Si pjesëmarrëse e asaj Mbledhje Parakuvendore, edhe pse pa funksion politik brenda Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëshqiptar, nuk mund të mos apeloj në të gjitha forcat politike kombëtare shqiptare të shtrëngojnë radhët dhe të punojnë për riaktivizimin e veprimtarisë rreth Kuvendit Mbarëshqiptar, sepse “Bashkimi bën fuqinë”.
Duke u shkapërderdhur forcat nëpër më shumë lëvizje kombëtare nuk do të mund të arrijmë ribashkimin kombëtar. Duhet të mësojmë nga leksionet e historisë së të parëve tona dhe njëherë e përgjithmonë të formojmë një Lidhje e Trete të Prizrenit që të ushtrojë pushtetin e vendimarrjes në trojet shqiptare nëpërmjet Asamblesë Mbarëkombëtare, duke miratuar Programin e Ribashkimit Kombëtar, duke kërkuar një ‘Londër 2’ dhe duke organizuar referendumin popullor me pyetjen:
PRO apo KUNDËR ribashkimit të trojeve shqiptare.
Kuvendi Mbarëkombëtar do të mund të imponohet faktorit shqiptar në trojet e pushtuara duke i kërkuar të zbatojë pika të caktuara të programit kombëtar dhe më pas, të shtrijë aktivitetin e tij në trojet e pushtuara, për organizimin (nëse mjetet politike dështojnë) e kryengritjes së armatosur antikoloniale.
Duke vepruar ndaras nuk ribashkohet Kosovën me Shqipërinë, nuk çlirohet as Ilirida, as Kosova Lindore, as Ulqini, as Plava, as Gucia, por krijohet një deficit organizimi, një shkapërderdhje burimesh dhe energjish kombëtare, prej të cilave përfitojnë vetëm forcat antikombëtare “moderniste”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEgli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi