Edhe pse janë investuar miliarda euro në infrastrukturë, bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy shteteve shqiptare Kosovë-Shqipëri, ende nuk ka një nivel të kënaqshëm. Qe të dy vendet nuk është se bashkëpunojnë shumë në nivelin ekonomik dhe në kohë kur bashkëpunimi ekonomik do të duhej të zhvillohet, aty ka ngecje. Kështu kanë vlerësuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë për KosovaPress se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të rritet ngase në të kundërtën nuk arsyetohen miliardat në investimet e infrastrukturës. “Është e vërtetë se viti 2014 në bashkëpunimin ekonomik në mes Kosovës dhe Shqipërisë, është përcjellë me disa barriera të cilat janë shumë më tepër të natyrës burokratike se sa substanciale. Nuk arsyetohen miliardat investime në infrastrukturë në qoftë se nuk e kemi një rritje permanente të bashkëpunimit ekonomik dhe në këtë drejtim në qoftë se i shikoni prodhimet farmaceutike të Kosovës, në qoftë se e shohim aferën e miellit, ose e shohim pataten e shumë punë të tjera besoj se kemi arsye shumë më tepër të brengosemi se sa të kënaqemi për këtë nivel të bashkëpunimit ekonomik.”, ka thënë ai.
Gërxhaliu potencoi për KosovaPress se në mes këtyre dy shteteve është krijuar një ngërç ekonomik të bashkëpunimit në mes bizneseve, prandaj siç tha ai, më tepër duhet të punohet në substancë se sa në formë.
Edhe Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, tha për KosovaPress se bashkëpunimi ekonomik Shqipëri Kosovë, nuk është në nivel të kënaqshëm, duke thënë se dy qeveritë do të duheshin të kishin prioritet të përcaktuar si dhe objektiv afatgjate bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve. “Mendoj se Qeveritë e dy vendeve duhet të jenë më serioze duke përcaktuar prioritet, objektivat dhe afatin kohor se kur duhet të realizohen këto. Është fatkeqësi e madhe që ne akoma mbërthehemi nga notat e folklorizmit dhe patriotizmit që realisht nuk krijon asgjë tjetër veç se zgjon aftra të vjetra mbase shqiptarët tash janë të konsoliduar në idetë e tyre që e ardhmja e tyre e vetme është Evropa. Shumë procedura janë thjeshtuar, kemi një marrëveshje bashkëpunimi në mes drejtorive të doganave, po punohet për një doganë të përbashkët, për një pikë kalimi të kufirit por unë mendoj se sa më shumë që kalon koha dhe sa më shumë që zvarritet procedurat aq më shumë është kostoja për qytetarët dhe sipërmarrësit e dy vendeve tona”, tha ai.
Ndërsa, Ibrahim Rexhepi, drejtor i Organizatës “Stras”, ka thënë për KosovaPress se raportet ekonomike në mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë ngecur, ku siç tha ai raportet ekonomike nuk kanë ecur ngase nuk janë format e avancuara të bashkëpunimit ekonomik, investimet e përbashkëta, ndërtimi i kapaciteteve të përbashkëta dhe realizimi i projekteve të cilat të qojnë drejt integritetit të tregut.
“Nëse kemi parasysh marrëdhëniet tregtare ka rritje, madje mund të thuhet që viteve të fundit, ajo rritje është shumë më e shpejtë se saqë edhe është pritur. Kjo ka ndihmuar çoftë për shkak të ndërtimit të autostradës, apo të ndërtimit të raporteve në mes dy vendeve të regjionit. Mirëpo raportet tjera ekonomike nuk kanë ecur, don të thotë nuk janë format e avancuara të bashkëpunimit ekonomik, investimet e përbashkëta , ndërtimi i kapaciteteve të përbashkëta dhe realizimi i projekteve të cilat të qojnë drejt integritetit të tregut”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar