LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 12° cloudy

“Barna dhe trajtime mjekësore” – Komuna e Mitrovicës subvencionon afro 1 mijë qytetarë në vlerë prej 100 mijë euro

“Barna dhe trajtime mjekësore” – Komuna e Mitrovicës subvencionon afro 1 mijë qytetarë në vlerë prej 100 mijë euro
Komuna e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se sot ka bërë ekzekutimin e subvencioneve për 599 qytetarë të Mitrovicës, të cilët kanë parashtruar kërkesa për ndihmë financiare lidhur me barna dhe trajtime mjekësore.

Sipas njoftimit të Komunës, gjatë muajit prill është bërë pagesa për 400 qytetarë në vlerë prej 43 mijë euro. Ndërsa, gjatë ditës së djeshme është ekzekutuar kontingjenti i dytë për 599 qytetarë në vlerë prej 57 mijë e 800 euro, shkruan Telegrafi.

“Gjatë muajit prill është bërë pagesa për grupin e parë të kërkesave të parashtruara në Drejtorinë për Shëndetësi për 400 qytetarë në vlerë prej 43,000.00 euro, ndërsa gjatë ditës së djeshme është ekzekutuar kontingjenti i dytë për 599 qytetarë përfitues, në vlerë totale prej 57,800.00 euro”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.


Drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, ka thënë se këtë vit Komuna e Mitrovicës nga të hyrat vetanake ka subvencionuar për mbulimin e shpenzimeve në barna dhe trajtime mjekësore gjithsej 999 qytetarë në vlerë prej 100 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Kalo në kategori