LAJMI I FUNDIT:

Barcelona gati 50 milionë funte për Fabregas?

Barcelona gati 50 milionë funte për Fabregas?

Sandro Rosell, favoriti për të zëvendësuar Joan Laportan në postin e presidentit blaugran, është në përgatitje të një oferte prej 50 milionë funtesh (56 milion euro) për të transferuar mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas.

Rosell do të përdor transferimin e mundshëm të Fabregas si promovim për të siguruar postin e presidentit në zgjedhjet që mbahen në qershor.

Fabregas ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2014. Këtë sezon, spanjolli ka bërë 35 paraqitje për Topçinjtë duke realizuar 19 gola. /Telegrafi/