LAJMI I FUNDIT:

Barazimi i 13-të për Drenicën

Barazimi i 13-të për Drenicën

Drenica ka regjistruar barazimin e 13-të në këtë edicion të Raiffeisen Superligës, pasi të shtunën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, e ka mbyllur sfidën pa gola (0-0) kundër Trepçës ’89.

Kësisoj, kuqezinjtë nuk kanë arritur t’i gëzohen tri pikëve para tifozëve të vet, duke mbetur edhe më tutje ndër skuadrat më të rrezikuara për rënie nga elita.

Për Drenicën ky njëherësh ishte barazimi i tretë radhazi në stinorin pranveror. Në anën tjetër, “minatorët” me këtë pikë deri diku ruajnë hapin me Prishtinën në garën për titull. Vendasit patën topin më shumë në zotërim, por nuk arritën të krijojnë raste të mira shënimi.

Në anën tjetër, mundësinë më të mirë për të shënuar e patën mysafirët në minutën e 80-të, kur Labinot Jetullahu depërtoi në brendësi të zonës në krahun e djathtë, por golin ia mohoi shtylla pingule. /Telegrafi/