Ndërkohë që ekonomistë dhe njerëz të famshëm mblidhen në Davos, vendi ku merren vendimet e vërteta preferon t’u shmanget projektorëve
Është takimi më ekskluziv në botë. Një mbledhje e fshehtë e burrave dhe grave më të pushtetshme të planetit. Ata mblidhen larg prej syve kureshtarë në një sallë të madhe ngrënieje, me pamje nga Alpet e Zvicrës.
Me ushqime të bollshëm francezë dhe verëra të vjetra, ata diskutojnë për fatet e ekonomisë globale si dhe koordinojnë vendimet që do të na prekin të gjithëve. Jo, ky nuk është Forumi Ekonomik Botëror, i cili fillon nesër në Davos. FEB mund të jetë vetëm pak minuta larg me helikopter nga aeroporti i Zyrihut, por dyert e tij janë të hapura për mijëra ekonomistë, menaxherë dhe madje gazetarë.
Nga ana tjetër, darka joformale ekonomike e Bankës së Marrëveshjeve Ndërkombëtare (BMN) në Bazel, ka vetëm 18 vende, për bankierët më të lartë të botës. Ndryshe nga Davosi, nuk ka njerëz të famshëm apo kryeministra në listën e mysafirëve. Kur vjen fjala tek takimet e fshehtë të nivelit të lartë, ky është ai, I VËRTETI!
Darka e fundit ndodhi vetëm pak më shumë se një javë më parë. Fatkeqësisht, nuk do ta dimë asnjëherë se çfarë u tha saktësisht aty, por duke u bazuar në atë që ka ndodhur qysh prej asaj nate, mund të hamendësojmë se ka qenë një takim me shumë gjallëri.
Të enjten që kaloi, kreu i Bankës Kombëtare Zvicerane, njëkohësisht njëri prej 18 mysafirëve, krejt papritur braktisi lidhjen e frangës vlerën e Euros. Kjo gjë shkaktoi rënien më të madhe që ka ndodhur në tregjet e monedhave të botës së zhvilluar që kur Britania doli nga mekanizmi i këmbimit të valutës në vitin 1992. Askush nuk pret një një prej monedhave kryesore të kërcejë me 30% brenda pak minutave. Dje, banka qendrore e Danimarkës, monedha e të cilës është gjithashtu “e kapur” pas Euros, e uli më tej normën e depozitave në territor negativ, ku sot është – 0.2%.
Ka një shpjegim të qartë për gjithë këtë nervozizëm. Këtë javë, Banka Qendrore Europiane pritet të fillojë emetimin e parave elektronike dhe blerjen e bonove qeveritare. Programi i saj i Lehtësimit Sasior mund të ketë një vlerë mbi 3 trilion Euro. Megjithatë, përmasa ka më pak rëndësi se sa fakti që kjo gjë po ndodh. Themeluesit e Euros këmbëngulnin se monedha e përbashkët duhet të ketë një klauzolë që pengon bankën qendrore të emetojë para.
Kujtimet e hiperinflacionit janë të fortë në Berlin. Por më në fund, pas trysnisë prej bankierëve qendrorë të Europës, skema pritet që të shpaloset sot.
Që gjërat kanë ardhur deri në këtë pikë, kjo është një dëshmi e dëshpërimit nëpër Europë. Në Bruksel shqetësohen se, në mungesë të ndonjë magjie, Eurozona do të pësoi një rënie të qëndrueshme të ngjashme me atë të Japonisë – apo më keq, mund të kemi një “shpërthim” të monedhës së përbashkët.
Kjo është edhenjë tjetër kujtesë (nëse ju nevojitej) e pushtetit të bankierëve qendrorë. Politikanët mund të kontrollojnë fijet e “portofolëve” kombëtarë; ata mund të jenë fytyra publike e qeverive të tyre. Por njerëzit e pazgjedhur që kontrollojnë normat e interesit janë më të pushtetshëm tani, se sa kanë qenë në çdo kohë qysh prej vitit 1930, atëherë kur BIS u bë i famshëm si klubi i bankierëve qendrorë.
Konsideroni Mbretërinë e Bashkuar: debati ekonomik është përqëndruar në planet e kursimit të koalicionit. Por ndërkohë që taksat dhe shpenzimet sigurisht që e kanë një ndikim në rritjen ekonomike, rrjedha e rimëkëmbjes është përcaktuar kryesisht jo prej politikave fiskale, por prej vendimeve të marrë në Rrugën Threadneedle.
Eshtë kryesisht prej politikave të Bankës – normat e interesit pothuajse zero, lehtësimi sasior dhe financimi për huamarrje – që Britania ka filluar të marrë veten. Rënia e paprecedentë në standartet e jetesës, fenomeni më i madh ekonomik i gjysmëdekadës së fundit, ka qenë kryesisht pasojë e faktit që banka preferoi një “shkëmbim” mes rritjes së pagave dhe papunësisë më të ulët.
Shumë është folur për rritjen e pabarazisë në vitet e fundit, por rrallëherë ndokush vë në dukje se kjo ka ardhur kryesisht prej politikave të Bankës, e cila ka rritur pasurinë e 10 përqindëshit më të pasur të popullsisë me pothuajse 350 mijë stërlina për familje. Historia është e ngjashme në SHBA, ku Federal Reserve (Banka Qendrore) ka emetuar pothuajse 4.5 trilion dollarë në një përpjekje për të vënë sërish në lëvizje ekonominë amerikane.
Fakti që bankat qendrore kanë qenë në gjendje të realizojnë politika të tilla radikale pa shkaktuar trazira publike, vjen prej marifetit më të vjetër në librat e ekonomisë: zhargonit. Sa më e ndërlikuar që tingëllon diçka, aq më pak gjasa ka që njerëzit ta vënë në dyshim. Kështu që, takimi më ekskluziv në botë është pagëzuar “darka joformale për guvernatorët e komitetit këshillimor ekonomik”. Krijimi i parave është “lehtësim sasior”.
Mjafton për të bërë shumicën e njerëzve të rrotullojnë sytë. Por nuk ka dyshim që këto gjëra funksionojnë. Nuk është koincidencë që, shtetet me rimëkëmbje më të shpejtë ekonomike janë ata që kanë lejuar bankat e tyre qendrore që të hedhin më shumë para në sistemet e tyre monetarë. Eshtë kjo logjikë që në fund fuqizoi rezistencën e Berlinit ndaj lehtësimit sasior.
Të shqetësuar nga fakti që një pushtet kaq i madh u jepet njerëzve jo të zgjedhur, të cilët shpesh herë takohen në fshehtësi? Nuk jeni vetëm. Pas Depresionit, ku ata u gjykuan se kishin dështuar, bankierët qendrorë përreth botës u zhveshën nga përgjegjësitë. Banka e Anglisë u shtetëzua. Në Bretton Woods, në vitin 1944, Aleatët ranë dakord të mbyllin BMN-në, por shumë shpejt e harruan këtë.
Gradualisht, zyrtarët i kanë rifituar të gjithë ato kompetenca të humbura. Lajmi i mirë është se deri tani, shumica kanë bërë një punë më të mirë se sa në vitet 1930. Lajmi i keq është se nuk ka mbaruar./The Times/bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!