Tregu bankar i Kosovës, duket të jetë shumë atraktiv për investitorët e huaj. Normat e larta të kredive dhe interesi shumë i ulët për depozita, potencohen ndër arsyet kryesore pse investitorët e huaj preferojnë që kapitalin e tyre të investojnë në tregun bankar të Kosovës.
Struktura e kapitalit të huaj, në treg vazhdon të dominojë si te bankat komerciale, ashtu edhe tek institucionet mikrofinanciare.
Nga dhjetë bankat komerciale që operojnë në Kosovë, tetë nga to janë me kapital të huaj apo rreth 88 për qind të kapitalit të përgjithshëm, kurse nga 21 institucione mikrofinanciare të licencuara në Bankën Qendrore të Republikës se Kosovës, 14 prej tyre janë në pronësi të huaj.
Ekspertë për çështje financiare theksojnë se konkurrenca jo e madhe në tregun bankar, normat e larta të kredive dhe fuqia e lirë punëtore, kanë bërë që kjo industri të jetë fitimprurëse për investitorët e huaj.
Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se edhe vlera e lartë e depozitave në bankat komerciale, me interes shumë të ulët dhe plasimi i tyre në formë të kredive me norma të larta të interesit, është arsyeja që investitorët ndërkombëtarë po investojnë në Kosovë.
“Depozitat në Kosovë i kanë tejkaluar tre miliardë euro, ato përbëjnë mbi 90 për qind të kapitalit të dhjetë bankave që operojnë në Kosovë. Interesi që paguhet për depozita është shumë i ulët, ndërkaq ende margjina në mes interesit të depozitave dhe kredive të dhëna sipas sektorëve të ndryshëm është ende lartë. Arsye tjetër është kapitali i shumtë për kokë banori që vijë nga diaspora në formë të remitencave dhe elementi tjetër çmimi shumë i lirë i fuqisë punëtore që paguajnë bankat për personelin vendor”, tha Bektashi.
Ndryshe, vlera e kursimeve apo depozitave të klientëve në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë deri më tani ka arritur në mbi tre miliardë euro, me normë mesatare të interesit 1.4 për qind.
Kurse vlera e kredive, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, ka arritur në mbi 2.5 miliardë euro, më normë të interesit 7.7 për qind.
Eksperti tjetër për çështje financiare, Milazim Abazi thotë se mungesa e konkurrencës në këtë sektor, ka bërë që kapitali i huaj të jetë i qëndrueshëm dhe fitimprurës. Ai madje dyshon se edhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në vazhdimësi ka favorizuar licencimin e bankave ndërkombëtare.
“Konkurrenca jo e mjaftueshme bankare në Kosovë, pastaj vetë përgjegjësia e kosovarëve, pasi qytetarët e Kosovës janë të përgjegjshëm ndaj detyrime ka bërë që bankat të kenë fitime të mëdha. Pasi normat e interesit për kredi ende kanë mbetur të larta, kurse kreditë joperformuese janë në nivel të ulët”, tha Abazi.
Sipas, raportit të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, në tremujorin e parë të këtij viti, sektori bankar ka shënuar përmirësim të indikatorëve kyç të shëndetit financiar.
Gjatë kësaj periudhe, niveli i kredive joperformuese qëndroi në nivel prej 2.9 për qind, kurse mbulueshmëria e tyre me provizione në nivel prej 155 për qind.
Ky sektor vazhdimisht është cilësuar stabil dhe likuid.
Ndryshe, në bazë të ligjeve ekzistuese, asnjë person nuk mund të merret me veprimtari të një banke apo institucioni financiar pa licencë të vlefshme të lëshuar nga Banka Qendrore e Republikës se Kosovës, pasi kjo e fundit është përgjegjëse ekskluzive për dhënien e licencave për të gjitha bankat, qoftë vendore apo ndërkombëtare. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj