Sektori privat është ndër shtyllat kryesore për zhvillimin e vendit, ndonëse me gjithë përparimin e rritjes së mundësive për ndërmarrësit në Kosovë, ndër sfidat kryesore mbeten përkrahja dhe financimi i ideve inovative për ta. Në këtë drejtim me anë të një programi, banka TEB në vazhdën e kontributit për ngritjen e kapaciteteve për bizneset vendore, po krijon mundësi për financimin e bizneseve të reja.
Drejtuesit e bankës TEB thonë se programi i tyre për mbështetjen e ndërmarrësve të rinj nuk ka të bëjë vetëm me financim, ka të bëjë edhe me realizimin e një cikli të mirëfilltë biznesor nga lindja e idesë e deri të prezantimi i tyre te investitorët potencial.
Qëllim tjetër i programit të bankës është edhe mbështetja e bizneseve si proces i cili gjeneron vlera, modele dhe tregje të reja të biznesit. Kjo bankë ka financuar 20 ide të reja. Këtë program Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e mbështet meqë ka për qëllim zhvillimin e sektorit privat.
Zëvendësdrejtori i bankës TEB, Arton Celina për KosovaPress thotë se programi për ndërmarrësit e rinj ka filluar të implmentohet qe më shumë se një vit si një program i përgjegjësisë sociale ndaj bizneseve dhe është gërshetuar në ndërmarrësi. Përveç mundësive të financimit në TEB, programi sipas tij ka mundësi të shumta për një bashkëpunim të mirëfilltë në qendër të inovacionit.
“Programi për ndërmarrësit e rinj të cilin ne kemi implementuar qe një vit e gjysmë ka filluar si një program i përgjegjësisë sociale ndaj bizneseve të vogla, dhe është gërshetuar në ndërmarrësi për gra, dhe ka vazhduar me programin për ndërmarrësit e rinj të cilët kryesisht kanë sektorin e teknologjisë informative(IT). Ky program përveç mundësive të financimit në TEB ka mundësi të shumta, sepse fillon nga një bashkëpunim i mirëfilltë në qendër të inovacionit në Prishtinë dhe Gjakovë, dhe vazhdojmë me memorandumi me shoqatat e ndryshme të grave të cilat ekzistojnë në Kosovë”, thotë Celina.
Zëvendësdrejtori në TEB thotë se vazhdimisht ofrojnë mbështetje dhe finan cim për bizneset e vogla. Ai deklaron se kanë financuar 20 ide të reja të cilët kanë gjetur tregje të reja.
“Ne vazhdimisht ofrojmë mbështetje dhe financim tek ndërmarrësit e rinj. Në programin e fundit të cilin e kemi startuar që nga qershori së bashku me EBRD dhe është ekskluzivisht për bizneset e grave. I kemi financuar 20 ide të reja dhe kushtet normal që janë preferenciale varësisht nga projektet të cilin ato e përfaqësojnë. Mbi të gjitha storja e suksesit vlen të theksohet, sepse shumë gra nga ky program kanë përfituar jo vetëm qasjen në financa, por kanë përfituar edhe në qasje te shumë klientë tan të cilët ato kanë gjetur kanë gjetur tregje të reja”, theksoi Celina.
Ai thonë se Kosova nuk ofron një ambient perfekt të të bërit biznes, dhe se ndërmarrësit e rinjë nuk kanë nevojë vetëm për qasjen në financa në këtë ambient por kanë nevojë pë r funksionimin e tyre të mirëfilltë.
“Është e vërtet që ka vështirësi të shumta, duhet të themi se Kosova nuk ofron një ambient perfekt të të bërit biznes, por ka përmirësime të përditshme. Kështu që vlen të theksohet që ndërmarrësit e rinjë nuk kanë nevojë vetëm për qasjen në financa në këtë ambient. Ato kanë nevojë për funksionimin e tyre të mirëfilltë të një ekosistemi të përgjithshëm”, deklaron Celina.
Ai thotë se Kosova nga investitorët e jashtëm shpesh herë shihet si një treg i vogël dhe pikërisht kur vije inovacioni dhe idetë e biznesit nga sektori i teknologjisë informative, atëherë mesazhi është që pikërisht këto ide janë ato të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në eksportin e Kosovës ose në shërbimet.
Kurse, drejtor i përgjithshëm i KIESA-s, në kuadër të MTI-së, Besian Mustafa për KosovaPress thotë se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbështet çdo iniciativë nga cilido institucion publik apo privat që ka për qëllim zhvillimin e sektorit privat, rritjen e investimeve, ngritjen e mirëqenies, zvogëlimin e papunësisë, të cilat po ashtu janë edhe në agjendën e zhvillimit ekonomik.
“Çdo iniciativë nga cilido institucion publik apo privat që ka për qëllim zhvillimin e sektorit privat, rritjen e investimeve, ngritjen e mirëqenies, zvogëlimin e papunësisë, të cilat po ashtu janë edhe në agjendën e zhvillimit ekonomik të Qeverisë së Kosovës”, thotë Mustafa
Ai theksoi se Qeveria e Kosovës, MTI në vazhdimësi është duke punuar në krijimin e një ambienti sa më të mirë të të bërit biznes në Kosovë. Mustafa ka përmend hapjen e 28 qendrave one-stop-shop për regjistrim të biznesit në Komunat e Kosovës, shkurtimin e kohës, procedurave, shpenzimeve për fillimin e biznes it.
Sipas tij, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rangimin më të mirë e të Bërit Biznes në Kosovë. Së fundmi, MTI në vazhdën e aktiviteteve për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë, ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e taksave për shërbimet e ofruara nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, ku janë ndërmarrë lehtësira të theksuara në zvogëlimin dhe eliminimin e shumicës së taksave dhe pagesave për shërbimet e ofruara nga ky institucion shtetëror.
“Koordinimi i reformave, aktiviteteve dhe iniciativave konsiderojmë se është një ndër faktorët kyç për të siguruar që të gjitha aktivitetet dhe iniciativat e institucioneve të ndryshme qeveritare janë në funksion të zbatimit të agjendës së përgjithshme të zhvillimit ekonomik të Qeverisë që ka qenë dhe vazhdon të jetë zhvillimi i shpejtë dhe i qëndrueshëm ekonomik përmes zhvillimit të sektorit privat”, thotë Mustafa.
Drejtuesi i KIESA-s deklaron se MTI në vazhdimësi mbetet e përkushtuar për të ndërmarrë aktivitete substanciale për lehtësimin e ambientit të të bërit biznes dhe për përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe