Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Child & Youth Finance International (CYFI), Europian Fund for Southeast Europe (EFSE) dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës (SBK), ka mbajtur sot takimin e tretë të Grupit rajonal të punës për edukimin financiar të të rinjve dhe përfshirjen financiare për Evropën Juglindore. Në takim janë prezantuar zhvillimet në fushën e edukimit financiar, përfshirja financiare dhe mbrojtja e konsumatorit nga të gjitha vendet pjesëmarrëse si Turqia, Kroacia, Sllovenia, Rumania, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Ngjarjen e sotme e hapi znj.Shkëndije Himaj, Koordinatore për Funksioneve të Përgjithshme të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, me ç’rast foli për rëndësinë kritike të edukimit financiar. “Një ndër qëllimet strategjike të BQK-së, është nxitja e zhvillimit të shëndoshë të sistemit financiar në Republikën e Kosovës dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i funksionit të edukimit financiar, me qëllim të krijimit të kulturës së mirëfilltë financiare, që u ndihmon të gjitha palëve të interesit për të marrë vendime të duhura mbi bazën e njohurive të mjaftueshme. Këto njohuri mund të përfitohen vetëm me një edukim adekuat financiar që rrjedhimisht njohuritë e përfituara financiare transformohen në sjellje financiare.
Ky do të jetë realiteti optimal që të gjithë ne sot të pranishëm e aspirojmë”. Ajo me tutje shpalosi tri dimensionet kryesore në funksionin e edukimit financiar, dhe atë në funksion të stabilitetit financiar, të mbrojtjes së konsumatorëve dhe të gjithëpërfshirjes financiare. Këto tri dimensione demonstrojnë rolin kritik që ka edukimi financiar sepse gjithçka fillon dhe përfundon me edukimin financiar. Znj. Himaj pastaj theksoi nevojën për të shtuar vëmendjen ndaj dimensionit të zhvillimit të përshpejtuar teknologjik në veçanti botës virtuale të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve financiare. Më tutje ajo lansoi Programin e Edukimit Financiar të cilin BQK-ja e ka institucionalizuar me përkrahjen e EFSE-së me qëllim të ballafaqimit të sfidave të lartpërmendura.Fjalimi i znj.Shkendije Himaj-Koordinatore për Funksioneve të Përgjithshme të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Ndërsa Venera Hoxha nga Fondi Evropian për Evropën Juglindore, tha se edukimi financiar nuk është zhvilluar krahas zhvillimeve të hovshme që kanë ndodhur në sektorin bankar. “Edukimi financiar nuk është zhvilluar krahas zhvillimit të sektorit bankar. Nuk duhet të anashkalohen iniciativat që janë bërë duke filluar nga Banka Qendrore e Kosovës, Shoqata e Bankave. Ne mendojmë që një klient i edukuar financiar është në gjendje të marrë vendime të matura dhe të duhura për ta rritur mirëqenien dhe ndikimin në zhvillimin ekonomik”.
Më pas Besnik Kada, Drejtor në Departamentin për Marrëdhënie me Jashtë në BQK, shpjegoi iniciativat që janë ndërmarrë në të kaluarën për edukimin financiar dhe cilat janë objektivat në të ardhmen. Edukimi financiar si objektiv i Bankës Qendrore të Kosovës është që të nxitë dhe të mbajë një sistem të qëndrueshëm financiar.
Ndërkaq Petrit Balija, drejtor i Shoqatës së Bankave të Kosovës, vlerësoi rolin e BQK-së dhe të bankave për vetëdijesim financiar .
“Kemi filluar pothuajse nga zero me shumë pak përvojë por kemi arritur të bëjmë shumë në këtë kohë të shkurtër. Tani edhe BQK-ja ka marr një rol qendror dhe akterët tjerë janë shumë përkrahës prandaj e falënderojmë BQK-në për këtë organizim, EFSE-in për mbështetjen dhe natyrisht bankat komerciale”, theksoi Balija.
Më pas duke i shprehur falënderim për një organizim të tillë Bankës Qendrore të Kosovës, Karina Avatkan përfaqësuese nga CYFI, përshëndeti të pranishmit dhe më pas duke elaboruar zhvillimet rreth edukimit financiar dhe mundësive të ngritjes së njohurive rreth kësaj fushe. Grupi Punues Rajonal shërben si mundësi për ndarjen e praktikave më të mira, shkëmbimin e përvojave, identifikimin e mundësive të asistencës teknike për të mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e planeve të veprimit në fushën e edukimit financiar, përfshirjen financiare dhe mbrojtjen e konsumatorit. Deri në qershor 2017, më shumë se 24 institucione qeveritare nga 10 vende të rajonit janë anëtare të Grupit Punues.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!