LAJMI I FUNDIT:

Banimi Social, me kosto prej 9.5 milionë euro

Banimi Social, me kosto prej 9.5 milionë euro

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka marrë pjesë sot në tryezën rrumbullakët të dedikuar për “Konceptin e Programit të Banimit Social në Kosovë”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të ministrive partnere dhe donatorë të interesuar për implementimin e këtij programi.

Ministri Agani, falënderoi të gjithë partnerët vendorë, si dhe partnerët dhe miqtë e Kosovës që janë bashkuar me Qeverinë, në kërkim të zgjidhjes së qëndrueshme të banimit për të gjitha kategoritë e cenueshme nëpër Kosovë.

“Kjo tryezë, dëshmon angazhimin e fuqishëm të nivelit qendror për koordinim të mëtejshëm, programim të përbashkët dhe bashkimin e resurseve ndërmjet ministrive relevante dhe gjithashtu me subjektet partnere në fushat relevante për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë, përmirësimin e ofrimit të banimit dhe fuqizimin e institucioneve që t’iu shërbejnë më mirë qytetarëve dhe për përmirësimin e integrimit socio-ekonomik”, theksoi Agani.


Ai deklaroi se integrimi i grupeve më të varfra dhe më të cenueshme është njëra nga çështjet më sfiduese në të gjitha rajonet, duke përfshirë ekonomitë e zhvilluara dhe ekonomitë në zhvillim. Një përqindje e konsiderueshme e familjeve në Kosovë nuk kanë qasje në banimin e përballueshëm dhe kjo veçanërisht godet të rinjtë dhe popullatën e lëvizshme, si dhe të varfrit dhe të riatdhesuarit.

Programi 3 vjeçar i Banimit Social, kërkon një buxhet të përgjithshëm prej 9.5 milionë euro. Zotimet e bëra nga Qeveria arrijnë shumën në 4.9 milionë euro. Andaj, në këtë tryezë u konkludua, se për të bërë të mundur implementimin e këtij programi duhet ndihma e donatorëve, për të siguruar edhe 4.6 milionë euro.

Kjo tryezë e rrumbullakët, është organizuar nga MMPH-ja me përkrahjen nga UN Habitat dhe ka për qëllim të përcjellë tek ministritë përkatëse dhe partnerët mbështetës për prezantim, diskutim dhe pasurim, ‘Programin e Banimit Social në Kosovë’ dhe gjithashtu për të rënë dakord mbi hapat e ardhshëm dhe interesimin përkatës për mbështetjen plotësuese të zotimeve të bëra nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Botë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori