LAJMI I FUNDIT:

Balluku: Tuneli qendror i Murrizit ka përfunduar, hapet në mars

Balluku: Tuneli qendror i Murrizit ka përfunduar, hapet në mars

Punimet në tunelin qendror të Murrizit, 3,7 km i gjatë, kanë përfunduar dhe pritet të hapet për qarkullimin e mjeteve në marsin e vitit që vjen.

Kjo u bë e ditur nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila inspektoi sot këtë vepër.

“Puna në tunelin e Murrizit, një ndër veprat më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit është përmbyllur. Ai do të hapet në marsin e vitit 2025, kur dhe tuneli i emergjencës të ketë përfunduar. Tuneli i Murrizit, është një tub i hekurt, i armatuar në 360 gradë, jo vetëm në kupolë, por edhe në dysheme për të krijuar qëndrueshmëri”, deklaroi Balluku.


Balluku theksoi se ndërtimi i kësaj vepre ishte e vështirë për shkak të gjeologjisë së tokës. Ajo hodhi poshtë zërat se qeveria ka rritur financimet për ndërtimin e saj.

“Kontrata e Rrugës së Arbrit është e lidhur me çelësa në dorë dhe shteti shqiptar nuk ka shtuar asnjë qindarkë. Është e njëjta paketë financiare siç është parashikuar në nisje të punime”, tha Balluku.

Ajo e cilësoi një ndër veprat më të rëndësishme sa i përket ndërlidhjes së Jugut me Veriun.

“Është krenaria e infrastrukturës shqiptare. Tregon se kompanitë shqiptare kanë të gjitha mundësitë për ndërtimin e veprave komplekse, siç ishte ky rast”, tha ajo.

Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit, e cila i kushtoi buxhetit të shtetit 33.6 miliardë lekë, do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km.

Rruga e Arbrit jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori