LAJMI I FUNDIT:

Bajrami reagon sërish për ngritjen e energjisë elektrike: Standardi i jetesës në vitin 2025 do të jetë më i ulët se ai i vitit 2020

Bajrami reagon sërish për ngritjen e energjisë elektrike: Standardi i jetesës në vitin 2025 do të jetë më i ulët se ai i vitit 2020

Të premten, kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka arsyetuar propozimin e Zyrës së Rregullatorit për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15%. Ai thënë se kjo rritje është bërë 100% duke u bazuar në inflacionin global.

Rreth kësaj rritje, ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Ajo ka deklaruar se zbatimi i vendimit të ZRRE-së do të ketë pasoja të rënda për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Bajrami ka deklaruar se janë  disa fakte që sipas saj duhet të thuhen zëshëm:


❌ Shumica e familjeve nuk paguajnë 50€ në muaj, por më shumë.

❌ Rritja prej 15% e çmimet të energjisë për shpenzuesit komercial (bizneset) është drejtpërdrejtë kosto shtesë për të gjitha produktet dhe shërbimet e tyre.

❌ Rritja e çmimit të energjisë është goditja e parë, por jo e fundit, sepse kur bizneseve u rriten shpenzimet, atëherë çmimet e të gjitha produkteve bazë do të rriten përsëri si: çmimi i bukës, qumështit, vajit, sheqerit, transportit dhe çdo produkti tjetër të domosdoshëm për jetesë.

❌ Pra, standardi i jetesës në vitin 2025 do të jetë më i ulët se ai i vitit 2020.

❌Shto këtu faktin se ZRRE-ja po i hedh në treg të hapur 1000 kompanitë më të mëdha të vendit. Sipas vendimit të ZRRE-së nga 1 qershori i këtij viti KESCO nuk e ka obligim t’i furnizoj më me energji elektrike këto kompani, ato duhet ta blejnë energjinë në tregun e hapur. Praktikisht kjo do të thotë se këto 1000 kompani nuk mund ta blejnë energjinë që prodhon KEK-u, por duhet të blejnë energji të importuar me çmim se paku dyfish me të shtrejt (shih çmimet në bursë), me që rast një pjesë e tyre edhe mund të falimentojnë, disa do të përfundojnë me largim nga puna të punëtorëve për të ulur shpenzimet, e të gjitha do të detyrohen t’i rrisin çmimet për të mbijetuar, gjë që do t’i bëj ato jo konkurruese në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, rrjedhimisht kjo qon deri te lulëzimi i importit edhe ashtu tepër i lartë.

Kreu i ZRRE-së: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro
Lexo po ashtu Kreu i ZRRE-së: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro

Tutje, Bajrami ka deklaruar nga vendimi për shtrenjtim të energjisë elektrike përfiton KESCO.

“Përgjigja: KESCO dhe tregtarët e energjisë, apo siç i quante Kurti kur ishte në opozitë: “mafia energjetike”. Është e qartë se zbatimi i këtij vendimi çon drejt rrënimit të ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, thotë Bajrami.

Tutje, ajo ka shkruar se sipas  ZRRE-së, në Kosovë janë 19 kompani të licencuara për tregti me energji elektrike, e në mesin e tyre kish të tilla që hynë në top dhjetëshen e kompanive kosovare për nga qarkullimi, për vitin 2024.

“Vetëm ky fakt tregon mjaftushëm në çfarë gjendje jemi”, pohoi ajo.

Ndryshe, të premtën, Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka arsyetuar propozimin e Zyrës së Rregullatorit për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15%. Ai thënë se kjo rritje është bërë 100% duke u bazuar në inflacionin global.

Sipas tij, edhe pse kemi pasur rritje të çmimit të energjisë në tri vitet e fundit, Kosova ende mbetet në fund të listës së vendeve me çmimin më të lirë të energjisë elektrike.

Fejzullahu thekson se rritja e çmimit është e domosdoshme për të mbuluar kostot e importit, të cilat ose duhet t’i paguajë konsumatori, ose të subvencionohen nga qeveria. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Ekonomi
Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Ekonomi
Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Ekonomi
Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Ekonomi
Pranvera pranë bregdetit të Shëngjinit përjetohet vetëm në Resortin “Holiday in 2”

Pranvera pranë bregdetit të Shëngjinit përjetohet vetëm në Resortin “Holiday in 2”

Ekonomi
Kalo në kategori