Dialogu ndërmjet sektorit publik dhe sektorit privat duhet të vazhdojë edhe më tej, ndërsa Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik duhet të shërbejë platformë ku do të diskutohen të gjitha iniciativat që në një mënyrë ose tjetrën ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe në fuqizimin e sektorit privat në veçanti.
Ky konkluzion doli nga tryeza e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, ku kompanitë e sektorëve të ndryshëm patën rastin që në mënyrë të drejtpërdrejtë të njoftojnë ministren mbi sfidat dhe çështjet me të cilat ballafaqohet sektori privat në vend.
Arian Zeka, Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), tha se sektori privat e vlerëson lart mundësinë e dhënë që të zhvillohet një debat i hapur për diskutimin e çështjeve ekonomike, sidomos kur kihet parasysh stagnimi i proceseve ekonomike që ndodhi si rezultat i mungesës së institucioneve në fund të vitit të kaluar. Ai, gjithashtu konfirmoi gatishmërinë e Odës Amerikane që të jetë partner konstruktiv i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në iniciativat që kanë për qëllim përmirësimin e mjedisit afarist në vend.
Ministrja Bajrami theksoi se përmirësimet e dukshme në procedurat administrative në ministrinë që ajo drejton nuk kanë pasur ndikimin e pritshëm në zhvillim të mirëfilltë ekonomik, kjo edhe për shkak se sfidat e bizneseve në të shumtën e rasteve lidhen edhe me punën e institucioneve të tjera. Gjithashtu, ministrja theksoi rëndësinë e aplikimit të barabartë të legjislacionit aktual për të gjitha kompanitë dhe largimin e arbitraritetit nga ana e zyrtarëve të institucioneve, në drejtim të krijimit të një konkurrence të mirëfilltë në sektorin privat. Bajrami theksoi edhe sfidat me të cilat ballafaqohen prodhuesit vendor si rrjedhojë e hapjes së tregut dhe konkurrencës nga vendet e rajonit. Ajo gjithashtu ftoi bizneset që haptazi të raportojnë rastet e korrupsionit në aktivitetet e prokurimit publik kurdo që ata kanë argumente të besueshme.
Në anën tjetër, kompanitë anëtare të Odës Amerikane ngritën shqetësimet e tyre mbi çështjet e ndryshme dhe ofruan rekomandime se si ato çështje duhet adresuar nga institucionet e vendit. Theks të veçantë u vë mbi rëndësinë e zgjerimit të listës së produkteve të liruara nga detyrimet doganore, rregullimin e vonesave në pagesa, krijimin e një formati unik të raportimit të pasqyrave financiare nga ana e bizneseve në institucione të ndryshme, promovimin dhe krijimin e mundësive të reja në qasjen në tregje të huaja për prodhuesit vendor, si dhe eleminimin e barrierave tregtare me shtetet e rajonit.
Në përmbyllje të takimit u ritheksua nevoja për vazhdimin e partneritetit publiko-privat dhe aktivizimin e KKZhE-së për adresimin formal të sfidave të sektorit privat. Ministrja Bajrami u zotua për të ndihmuar bizneset edhe në adresimin e çështjeve që varen nga institucionet e tjera publike përmes këtij Këshilli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar