Fathi Bayouth ishte një oficer dhe doktor i respektuar në ushtrinë tuniziane, por të martën mbrëma në aeroportin e Stambollit ai ishte një baba i brengosur për të birin.
Doktor Bayouth, 58-vjeçar, arriti në Stamboll javë më parë për të gjetur djalin e tij, Anouarin, 26-vjeçar, i cili i ishte bashkuar Shtetit Islamik në Siri, transmeton Koha.net. Kur u informua nga ambasada tuniziane në Turqi se autoritetet turke kishin kapur Anouarin në një qytet afër kufirit me Sirinë, ai i telefonoi gruas së tij në Tunizi. Ata u morën vesh që të takoheshin në aeroportin “Ataturk” para se të niseshin për në qytetin ku po mbahej Anouarin.
Dy doktorët po shpresonin që ta kthenin djalin e tyre në shtëpi.
Por pak para orës 10 të së martës mbrëma, derisa ai priste në aeroport gruan e tij, tre sulmues hodhën veten në ajër, duke lënë të vdekur 41 persona, në mesin e tyre edhe doktor Bayouthin. Vdekja e tij ishte konfirmuar të mërkurën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Tunizisë. Gruaja e tij nuk ishte lënduar nga sulmet terroriste.
Bayouth “ishte njeri bujar, i gjallë dhe shumë aktiv”, thotë Leyla Njim, 32-vjeçare, mike e ngushtë e familjes.
Gjatë shërbimit të tij në ushtri, ai arriti gradën kolonel-major dhe pastaj mori udhëheqjen e departamentit të pediatrisë në spitalin ushtarak në Tunis, kryeqytet i Tunizisë.
Djali i tij kishte lënë shtëpinë në fillim të vitit dhe i kishte thënë prindërve se po shkonte në Zvicër, derisa ata nuk e kishin idenë se ai po i bashkohej ISIS-it. Kur mësuan të vërtetën, babai dhe nëna u tmerruan.
Sipas një anëtari të familjes, siç shkruan New York Times, transmeton Koha.net, Anouari kurrë nuk shkoi në Zvicër, por udhëtoi për në Francë e pastaj në Turqi. Nga atje ai arriti në Irak, ku iu bashkua grupit të Shtetit Islamik, pastaj shkoi në Siri.
Udhëtimi zgjati tre muaj, por kur arriti në Siri, gjërat nuk ishin ashtu siç priti ai. Djali telefonoi babanë një muaj më vonë, duke i thënë se dëshironte të kthehej në shtëpi dhe për këtë kërkoi ndihmën e babait. Anouari u vetëdorëzua te autoritetet turke në kufi me Sirinë.
Anouari, djali i doktor Bayoudhit, kishte probleme gjatë karrierës së tij. Ai studioi mjekësinë në Mauritania, pastaj studioi për pilot në një shkollë në Tunis. Ai ishte duke studiuar për biznes në kohën kur shkoi në Siri.
Babai i tij ishte i tmerruar me radikalizimin e djalit, por shpresonte që ai të bashkohej me familjen.
“Ai e donte djalin e tij. Do të bënte gjithçka për të. Ai shkoi atje për ta kthyer në shtëpi”, ka thënë një mik i familjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë – pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos