LAJMI I FUNDIT:

Avdyli: Ia dhanë qytetares serbe banesën tonë, gjykatësi Haxhibeqiri, ose ka pasur përfitim personal, ose është vënë në lajthitje

Avdyli: Ia dhanë qytetares serbe banesën tonë, gjykatësi Haxhibeqiri, ose ka pasur përfitim personal, ose është vënë në lajthitje

Në kuadër të hulumtimit “Njohja e aktgjykimeve diskriminuese nga Gjykata Supreme”, nga emisioni “Betimi për Drejtësi” është trajtuar rasti i Hatixhe Avdylit, së cilës i është marrë banesa në Lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë dhe i është dhënë një shtetaseje serbe.

Djali i Hatixhe Avdylit, Shpendi, ka thënë se banesa që i ishte ndarë nënës së tij, i ishte dhënë një shtetaseje serbe, edhe pse ajo kishte një banesë tjetër, e që kjo nuk lejohej me ligjet e asaj kohe.

“Vlen të theksohet, serbja në fjalë e cila është vendosur në vitin ’94 në banesën tonë, në vitin ’90 kur neve na është nda kjo banesë, e njëjta organizatë serbes i ka nda një banes në lagjen ‘Dardania’ në vitin ’90. Ajo është vendosur në atë banesë, ka lidh kontratë me BVI-në e ka pas thuaj të zgjidhur çështjen e banimit. Mirëpo, me hyrjen e forcave të dhunshme në Fabrikën e Amortizerëve ajo ka bo kërkesë edhe për marrjen e banesës tonë”.


“Mirëpo edhe organet e dhunshme pasi kanë përjashtuar punëtorët shqiptarë prej punës, serbes në fjalë i kanë refuzuar kërkesën për marrjen e banesës tonë me arsyetimin se ajo ka një pronë shoqërore edhe në territor të ish Jugosllavisë nuk i takojnë dy prona shoqërore. Dhe kjo flet më së shumti se janë zbatuar vetëm vendimet diskriminuese e jo nga ligjet në fuqi që kanë qenë aso kohe”, ka deklaruar ai, në emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Avdyli ka thënë se në rastin e tyre, Gjyqtari i Gjykatës Supreme, Erdogan Haxhibeqiri, ose ka pasur ndonjë përfitim personal ose është vënë në lajthitje.

“Po me vet faktin që është shkel e drejta edhe ligji faktikisht, me vet faktin që Gjykata Komunale edhe e qarkut në mënyrë meritore na e njohin të drejtën e shfrytëzimit të pronës, gjyqtari Erdogan Haxhibeqiri shihet qartë që ose ka pas ndonjë përfitim personal ose është vënë në lajthitje dhe nuk e ka shqyrtuar aq sa duhet lëndën në tërësi, por ka marr vendim jo meritor. Po tash për momentin kemi bo një kërkesë për kallëzim penal ndaj gjyqtarit Erdogan Haxhibeqiri, e cila është drejtuar në prokurorinë speciale të Kosovës. Edhe prokuroria besoj është duke u marr me rastin edhe me hetimet, edhe presim një vendim sa ma të shpejtë me të cilin do të dëshmohet edhe nga prokuroria se vendimi ka qenë i pabazë, dhe se nuk janë marr për bazë provat adekuate por janë marr për bazë vendimet diskriminuese”.

‘Bëjmë një kërkesë publike prej organeve të hetuesisë që ta shqyrtojnë rastin në mënyrë sa ma kronologjike dhe t’i shpalosim të gjitha provat dhe faktet me të cilat argumentohet se vendimi neve aso kohe na u ka dhanë në mënyrë të ligjshme. Nndërsa nga masat e dhunshme është marrë në mënyrë diskriminuese, e aq më tepër dy herë diskriminuese është kur dihet që pala tjetër ka pas një banesë shoqërore, ndërsa organet e dhunshme ia japin edhe banesën tjetër në mënyrë të kundërligjshme”, ka deklaruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori