LAJMI I FUNDIT:

Avdullah Hoti tregon se si mund të rriten pagat më 2015

Avdullah Hoti tregon se si mund të rriten pagat më 2015

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka treguar se pagat për shërbyesit civilë do të rriten për rreth 6 për qind. Kjo rritje, sipas tij, do të ndodh nga 0.5 për qind e pagës për çdo vit të përvojës së punës. Lexojeni të plotë postimin e bërë në profilin e tij në Facebook.

Buxheti për 2015 – buxhet i mundësive, që reflekton historikun e zhvillimit të dis-balancuar ekonomik të Kosovës në vitet e fundit

Të hënën në Kuvendin e Kosovës shqyrtojmë përfundimisht buxhetin për vitin 2015. Si qeveri e re, ne kemi trashëguar një projekt-buxhet që ka qenë në masë të madhe i pandryshueshëm, për shkak se shumica e projekteve më 2015 janë vazhdimësi e projekteve ekzistuese. Prandaj, ne kemi qenë të detyruar të procedojmë të njëjtin buxhet në Kuvend për lexim të parë më 22 dhjetor 2014.


Vlerësimi im është se ky është buxhet i mundësive, që reflekton historikun e zhvillimit të dis-balancuar ekonomik të Kosovës në vitet e fundit.

Megjithatë, gjatë këtyre ditëve, në mes të dy leximeve të buxhetit në Kuvend, ne kemi identifikuar kursimet e mundshme që nuk dëmtojnë cilësinë e shërbimeve në arsim, shëndetësi apo në fusha të tjera.

Kemi vendosur të kursejmë 14.5 mil euro, duke mos blerë asnjë veturë, kompjuterë, telefon dhe pajisjeve tjera më 2015 nga të gjitha ministritë dhe organizatat buxhetore qendrore.

Këto mjete kemi vendosur t’i ndajmë:

– 3 mil euro për barna elementare,

– 1 mil euro për shërbime jashtë institucioneve shëndetësore publike, dhe

– 10.5 mil euro për të filluar pagesën e përvojë së punës prej 0.5% të pagës për çdo vit të përvojës së punës për të gjithë të punësuarit që marrin pagë nga sektori publik.

Ky propozim i Qeverisë Mustafa është përkrahur unanimisht nga Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, që përbëhet nga anëtarë të të gjitha grupet parlamentare. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj ata për përkrahjen.

Pres që sindikatat të reflektojnë mbi këtë vendim të Qeverisë. Rritja në pagë për vitin 2015 nga pagesa e përvojë së punës prej 0.5% të pagës për çdo vit të përvojë së punës do të jetë mesatarisht 6%. Unë kam pasur rastin të takoj përfaqësuesit e të gjitha sindikatave në ditët e para të mandatit tim si ministër i financave, dhe kam vërejtur tek ta përgjegjësi të lartë për gjendjen e rëndë në të cilën gjendet vendi.

Pres që deputetët të votojnë këto ndryshime dhe të fillojmë vitin 2015 me buxhet të aprovuar, të vetëdijshëm që ky buxhet nuk i përmbush nevojat që ka shoqëria kosovare. Sigurisht, disa deputetë mund të kenë opinione të ndryshme për mënyrën e shpërndarjes së buxhetit. Prandaj, çdo propozim nga ta për buxhet shtesë për çfarëdo qëllimi duhet normalisht të përcillet me propozime se ku duhet të shkurtohet buxheti.

Ne zotohemi që prioritetet e Qeverisë Mustafa t’i paraqesim në planin qeverisës 2015-2018, që pritet të miratohet në janar 2015. Pas kësaj, këto prioritete do të reflektohen në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2016-2018 dhe në buxhetin e vitit 2016.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Kalo në kategori