Me të filluar sezoni i vjeljes së rrushit, ministri i Bujqësisë në Maqedoni, Mihail Cvetkov, vreshtarëve u ka premtuar se do të subvencionohen me 2 deri në 3 denarë çdo kilogram rrush i vjelë gjatë vitit 2016.
Por, vreshtarët thonë se duhet të rriten subvencionet që Qeveria e Maqedonisë ndan në vlerë prej 40 mijë denarësh (rreth 650 euro) për hektar për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të mbjella me vreshta, sepse moti shpeshherë vë në pikëpyetje kualitetin e rrushit, me këtë dhe marrjen e subvencioneve për kilogram rrush të shitur.
Vreshtarët e rajonit të Shkupit thonë se 5 dekada me radhë kanë kultivuar hardhitë e rrushit, duke nxjerrë bukën e gojës nga kjo veprimtari. Gjatë këtyre viteve asnjë denar s`kanë arritur të marrin nga shteti për shkak të problemeve të pazgjidhura pronësore e juridike dhe dokumentacionit të shumtë që duhet grumbulluar për të aplikuar për marrjen e subvencioneve në dikasterin bujqësisë.
Zudi Jashtari, vreshtar nga fshati Bojanë, thotë se vreshtarëve nga ky rajon u duhet ndihmë juridike për të kompletuar dokumentacionin që është mjaft i kushtueshëm.
“Kemi aplikuar, por jemi refuzuar nga Ministria e Bujqësisë për shkak dokumentacionit të pakompletuar, na duhet ndihmë juridike në këtë drejtim” thotë Zudi Jashari.
Ndërkaq, Iljaz Dauti, vreshtar, thotë për Radion Evropa e Lirë se rrushi u ka ngelur pa e vjelë në vreshta, për shkak të mungesës së plasmanit. Treg i vetëm për momentin për këtë rrush, edhe pse siç thotë Iljazi është me cilësi shumë të lartë, është autostrada Shkup-Tetovë.
“Familja ime për dy gjenerata me radhë ka jetuar duke prodhuar rrushin. Po tani ka humbur vullneti për të kultivuar këtë prodhim. Shiheni ka mbetur rrushi në vreshta, sepse s’ka plasman, po të kishim treg, ky rrush i cilësisë së lartë, nuk do të mbetej pa vjelë. Sikur të kishim plasman të sigurt, sikurse në të kaluarën, ne do të rrisnim prodhimin, por pas kësaj, çdo vit zvogëlohet prodhimtaria”, thotë ai.
Në përpjekje për ta bërë të njohur rrushin e rajonit të Dervenit që përfshin shumë fshatra nga Shkupi deri në Tetovë, është organizuar edhe një festival “Bukë, rrush e zemër”.
Fexhri Selami, organizator i festivalit, për Radion Evropën e Lirë thotë se me këtë synohet zhvillimi i turizmit rural. Parcelat e shumta të vreshtave në këtë rajon, thotë ai, paraqesin potencial të mirë për të siguruar ekzistencën pa migruar në vendet e Evropës siç ndodh me një numër të madh të të rinjve nga ky rajon.
“Instituti ZIP, organizoi Festivalin e Rrushit të Bojanës, për të promovuar këtë prodhim vendor, i cili nga vendasit mbahet gjallë për më shumë se 50 vjet, me idenë që të fokusojmë vëmendjen e blerësve se një rrush kaq i ëmbël dhe mbi të gjitha prodhim bio, ekziston në rajonin e Shkupit, e vetëm në fshatrat e Dervenit mbi 200 hektarë”.
“Ajo që dëshirojmë të arrijmë, është afirmimi i rrushit si vlerë në këtë vend dhe jo vetëm rrushi, por më shumë prodhime bujqësore që janë bio dhe njerëzit në këtë rajon, këto prodhime t’i llogarisin si vlerë prej ku mund të sigurohet ekzistenca e familjes”, thekson Selami.
Ndërkaq, vreshtarët në rajonin e Kavadarit të njohur për prodhimin e rrushit dhe verërave të një cilësie të lartë dhe në tregun evropian thonë se prodhuesit e verës, pasi e blejnë rrushin, e vonojnë shumë pagesën me të cilën nuk janë të kënaqur, meqë çmimi i rrushit gjatë këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar nuk ka shënuar rritje as për një denar.
“Është vënë në pikëpyetje ekzistenca e vreshtarëve, duket se në vitin e ardhshëm nuk do të kemi mundësi të merremi me prodhimin e rrushit, sepse mirëmbajtja gjatë tërë vitit, për ne ka kosto të lartë nëse duam të plotësojmë standardet që kërkohen për të prodhuar më pas verëra të cilësisë së lartë.Ndërkohë, edhe kundrejt insistimit, çmimi mbeti i njëjtë edhe këtë vit dhe paratë i marrim me disa muaj vonesë pasi të kemi dorëzuar rrushin”, thotë Dimitar Arsovski, vreshtar nga rajonit Kavadarit.
Përderisa Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e saj të fundit të realizuar të enjten e kaluar, ka njoftuar se për t’u dalë në ndihmë vreshtarëve ka marrë vendim që bodrumet e verës, të cilët do të blejnë rrushin e llojit ”smedereva”, do të fitojnë subvencione prej 2 denarësh për kilogram, ashtu që të mos mbeten pa i mbledhur rreth 30 milionë kilogramë rrush.
Subvencionet do të mund t’i marrin ato bodrume të verës, të cilat janë regjistruar dhe që i kanë rregulluar obligimet financiare ndaj prodhuesve, dhe do të duhet që të blejnë së paku 1.5 milionë kilogramë rrush.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?