LAJMI I FUNDIT:

Autostrada “Ibrahim Rugova” pa pagesë, veç edhe katër muaj

Autostrada “Ibrahim Rugova” pa pagesë, veç edhe katër muaj

Të paktën katër muaj kanë mbetur për të vozitur pa pagesë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës është duke e përgatitur vendimin për të bërë me pagesë vozitjen në rrugën e kombit.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi ka treguar se ka dy ditë që kanë nisur përgatitjet lidhur me vendosjen e tuneleve për pagesën e autostradës.

“Pasi që nga 1 shtatori kanë filluar të ndërtohen tunele për pagesë në Rrugën e Kombit edhe autostrada e jonë pritet që nga 1 Janari 2016 të fillojë të paguhet”, tha Muharremi.


Edhe pse janë shpalosur tabelat për vendet se ku mund të kryhet pagesa e autostradës që mban emrin e ish-presidentit historik të Kosovës, këtë vit, sipas Muharremit, është e pa mundur të hy në fuqi vendimi për pagim.

“Ende nuk ka ardhur vendimi dhe është e pa mundur që këtë viti të niset me pagesë”, ka treguar tutje për Gazetën Express zëvendës ministri i Infrastrukturës.

Ndryshe, “Rruga e Kombit” e cila kalon nëpër Shqipëri për tu kaluar duhet paguar që nga 15 tetori i këtij viti. Pagesa për të, sipas ministrit të Infrastrukturës së Shqipërisë, Edmond Haxhinaso do të jetë 5 euro.

Përderisa, tenderi për kompaninë e cila do të mbledhë këto pagesa ende nuk është dhënë dhe 4 kompani të huaja vazhdojnë të jenë në garë për ta fituar atë.