LAJMI I FUNDIT:

Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ mbulohet nga dheu (Foto)

Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ mbulohet nga dheu (Foto)

Derisa në zona brenda qytetit hapësirat e gjelbra betonohen në autostradën “Ibrahim Rugova” rruga e asfaltuar po shndërrohet në hapësirë të gjelbër. Kjo natyrisht si pasojë e mos kujdesit dhe mirëmbajtjes nga institucionet shtetërore të cilat shpenzojnë miliona euro për ndërtimin e këtyre rrugëve dhe vetëm pas përfundimit të tyre ato lihen në harresë.

Edhe më parë është raportuar për shembjet në autostradë dhe vështirësitë që po i shkaktojnë ato, por që deri më sot nuk janë ndërmarrë veprime për sanimin e gjendjes.

Kësaj radhe shembjet kanë ndodhur në pjesën e autostradës në Obiliq dhe shembjet kanë mbuluar rrugën në disa vende, gjë që përbënë rrezik për ngasësit e automjeteve, transmeton “Infokusi”.


Në pjesën më të madhe shembjet kanë mbuluar komplet njërën korsi qe shkon në drejtim të pjesës ku lidhet autostrada me atë në ndërtim e sipër që të qon në Mitrovicë.

Po ashtu edhe në krahun tjetër të rrugës komplet njëri shirit i rrugës është jashtë funksionit për shkak të shembjeve.

Nga fotografitë mund të vërehet se këto shembje nuk kanë ndodhur sot, por ka kohë dhe për këtë dëshmi është bari i mbirë në dheun e rrëshqitur.