Autizmi është një sëmundje që prek aftësitë e personit për të komunikuar me të tjerët. Studiuesit nuk e dinë shkakun e kësaj sëmundjeje, por ata dyshojnë se faktorë gjenetikë dhe të mjedisit mund të ndikojnë.
Vidushi Sinha e Zërit të Amerikës sjell hollësi rreth një studimi të ri, i cili lidh rrezikun e autizmit me periudhën mes dy shtatzënive.
Gratë, që mbeten shtatzanë pak kohë pas lindjes së fëmijës së parë shtojnë mundësitë e autizmit tek fëmija e dytë, thuhet në një studim të Universitetit Kolumbia. Autorët e studimit shqyrtuan gjendjen shëndetësore të më shumë se 500 mijë fëmijëve të dytë dhe kohën mes shtatzanisë së pare dhe mbetjes shtatzënë me fëmijën e dytë. Dr. Thomas Frazier nuk mori pjesë në studim, por ai është ekspert mbi autizmin në Klinikën e Klivlandit.
"Nëse fëmija e dytë lindi brenda 12 muajsh pas lindjes së parë, fëmija e dytë kishte më shumë mundësi të prekej nga autizmi".
Madje mundësitë mund të jenë edhe 3 herë më të mëdha. Për fëmijët, nënat e të cilëve mbetën shtatzënë 1 deri në 2 vjet pas lindjes së parë, studiuesit arritën në përfundimin se ata kishin 1.25 herë më shumë të ngjarë të diagnostikoheshin me autizëm.
Studiuesit thonë se arsyeja e mundshme për këtë rrezik të madh është se trupi i gruas mund të ketë nivele më të ulëta të vlerave ushqimore pas lindjes së parë ose mund të ketë lidhje me nivelet më të larta të stresit pas shtatzënisë së parë. Sipas autorit kryesor të studimit, nevojiten më shumë studime për të konfirmuar këtë lidhje. Dr. Frazier është dakord.
"Ekzistojnë mundësi të shumta, sepse kemi të bëjmë me një mjedis shumë kompleks. Ne na duhet të shqyrtojmë shumë faktorë dhe prova si një detektiv, që përpiqet të gjejë shkakun, që çon në këtë efekt".
Statistikat e Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se djemtë ka më shumë të ngjarë të preken nga autizmi se sa vajzat. Kjo qendër llogarit se autizmi i niveleve të ndryshme mund të prekë një në çdo 110 fëmijë amerikanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara