LAJMI I FUNDIT:

Austria mbështet basketbollin kosovar

Austria mbështet basketbollin kosovar

Zyrtarët e lartë të Federatës së basketbollit të Kosovës, sekretari i përgjithshëm Nazmi Paqarada dhe nënkryetari Artan Rugova janë takuar në Ambasadën tonë në Vjenë me kryetarin e Federatës së Basketbollit të Austrisë, Hans Vanura, me bashkëpunëtorë.

Zyrtarët e Lartë të FBK-së e njoftuan Vanuran me rrjedhën e basketbollit kosovar, pretendimet tona në lidhje me ndërkombëtarizimin, si dhe u diskutuan mënyrat e bashkëpunimit të gjithëmbarshëm ndërmjet dy federatave.

Kreu i Federatës së basketbollit austriak shprehu gatishmërinë në zhvillimin e ndeshjeve miqësore me përfaqësuese në të gjitha kategoritë dhe atë në të dy konkurrencat, ndërsa që në muajt qershor – korrik do të pasojë ftesa për përfaqësuesen tonë të femrave të jetë mysafire e përfaqësueses së Austrisë.

Vanura u zotua se do të kontaktojë personalisht me Nar Zanolini – sekretar gjeneral i FIBA Europa, si dhe me kryetarin e FIBA Europa, Olafur Rafnsson, që ta mbështesin basketbollin kosovar për pjesëmarrje të mundshme në gara ndërkombëtare. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë

"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit

Liga e Kampionëve
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A

"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas

Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas

Liga e Kampionëve
Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'

Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'

La Liga
Kalo në kategori