LAJMI I FUNDIT:

Auditori fsheh biznesin për auditim

Auditori fsheh biznesin për auditim

Valbon Bytyqi pritet që shumë shpejt të votohet për auditor të përgjithshëm të Kosovës, pasi që dy partnerët e koalicionit qeverisës kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e tij në krye të një institucioni shumë të rëndësishëm në vend.

Bytyqi, i cili po qe se votohet në Parlament, do të shikojë rregullsinë e të gjitha shpenzimeve publike, mirëpo ai vetë dyshohet se e ka fshehur biznesin e tij privat,i cili aktivitet kryesor e ka kontabilitetin, libër-mbajtjen, auditime dhe këshillime tatimore para Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK).

Gazeta “Zëri” ka siguruar fakte, ku Bytyqi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, kishte shkruar se është drejtor ekzekutiv dhe themelues i kompanisë “Infinit Konto”, e cila merret me auditim, kontabilitet të kompanive private. Po ashtu, gazeta posedon edhe listën e rreth 60 bizneseve të cilave kompania e Bytyqit ua mban kontabilitetin mujor. /Telegrafi/