LAJMI I FUNDIT:

Audi R8 Spyder i ri

Audi R8 Spyder i ri

Kompania Audi modelin e ri R8 do ta prezantojë zyrtarisht javën e ardhshme, në panairin e veturave në Gjenevë, si version i parë Coupe.

Sikurse edhe te modeli i mëparshëm, prodhuesi gjerman është duke përgatitur edhe versionin Spyder, pamjen eventuale e të cilit mund ta shohim në këto fotografi jozyrtare.

R8 Coupe i ri fillimisht do të jetë në dispozicion me motor FSI 5.2-litër V10 dhe atë në dy versione, transmeton Koha.net.


Versioni bazë është me kapacitet prej 540 kuaj fuqi, ndërsa versioni më i fuqishëm R8 V10 Plus është me kapacitet prej 610 kuaj fuqi.

Në ofertë do të jetë edhe marshi S-Tronic prej shtatë shpejtësive me koplung të dyfishtë, ndërsa për lëvizje kjo veturë shfrytëzon sistemin 4×4.