LAJMI I FUNDIT:

Audi më i fuqishëm që është prodhuar ndonjëherë (Foto)

Audi më i fuqishëm që është prodhuar ndonjëherë (Foto)

Në prag të premierës botërore që është paralajmëruar të ndodhë në Panairin e automjeteve në Los Angeles, Audi e ka prezantuar zyrtarisht automjetin më të fortë deri më tani.

Nderi për këtë titull i takon modelit supersportiv, R8 Competition, i cili ka motor 5.2 l V10 që zhvillon 570 kalëfuqi.

Marshi është automatik ‘S tronic’ me shtatë shkallë, ndërsa kjo veturë atraktive shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin për vetëm 3.2 sekonda.


Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 320 km/h dhe në këtë mënyrë R8 Competition bëhet R8 më i shpejtë deri më tani. /Telegrafi/

381 r82 383 r84 r83