LAJMI I FUNDIT:

ATK kërkon nga kompanitë të mos i rrisin çmimet

ATK kërkon nga kompanitë të mos i rrisin çmimet

Përkundër pakënaqësive që i kanë shprehur qytetarët dhe disa kompani prodhuese për Pakon e re fiskale, drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës përkrahin këtë pako dhe kanë kritikuar institucionet e shtetit se është vonuar qe 16 vjet për këtë ligj të ri.

Gjithashtu sipas tyre, nuk duhet derdhur lot krokodili, por se duhet të priten analizat e Agjencisë së Statistikave për vlerësimin e çmimeve për muajin shtator.

Kurse, drejtuesi i Administratës Tatimore të Kosovës, ka kërkuar nga kompanitë që të mos i ngritin çmimet paushall dhe të zbatojnë në tërësi ligjin e ri.


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, deklaroi nëpërmjet një konference për medie se pjesa dërmuese e shteteve evropiane tatimin në Vlerën e Shtuar e kanë 20 dhe 22 për qind, dhe sipas tij, është kritikuar nga ta prolongimi i zbatimit të kësaj politike fiskale.

Ai deklaroi se një ndër detyrat kryesore është futja në listën e mallrave ekzistenciale edhe barnat dhe me normë tatimore 8 për qind, pasi ato kanë efekt direkt në standardin e jetës.

Gërxhaliu theksoi se nuk duhet derdhur lot krokodili, por se duhet pritur kalimin e muajt shtator derisa të dalë edhe raporti i Agjencisë së Statistikave me indeksin e çmimeve të produkteve, dhe nuk duhet të paragjykohet deri atëherë.

Ndërsa, U.d. Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Nahit Sharku, përveç që kërkoi nga kompanitë që mos të caktojnë çmime paushall në treg, ai tha se pakoja fiskale i mundëson të gjitha bizneseve që të dalin me të lirë dhe më konkurrent.

Sharku theksoi se produkti i sheqerit nuk bënë pjesë në ato produktet bazike në përgjysmimin e TVSh-së. Sipas tij, ky produkt ka normën tatimore 18 për qind.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se lirimet nga TVSH për makinerinë prodhuese, për lëndën e parë dhe teknologjinë informative, i hapin rrugë investimeve të huaja.

Ai u shpreh se sa i përket zbatimit të pakos fiskale, dogana e ka fut menjëherë sistemin e ri të këtij ligji dhe ka filluar së zbatuari me këto tri norma tatimore. /kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ekonomi
Reagon Murati: Janë dorëzuar mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave

Reagon Murati: Janë dorëzuar mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori