Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për tetë muajt e parë të këtij viti ka arritur të grumbullojë të hyra në vlerë prej 201.2 milionë eurosh, shumë e njëjtë me atë të vitit të kaluar.
Valentina Bytyqi-Sefa, zyrtare për Komunikim me Publikun në ATK, ka deklaruar se të hyrat e realizuara gjatë periudhës janar-gusht 2014 kapin shumën prej 201.2 milionë eurosh. “Kjo shumë është e përafërt me të hyrat e periudhës së njëjtë të vitit të kaluar. Administrata Tatimore e Kosovës i konsideron si trend pozitiv këto të hyra, pavarësisht situatës aktuale ekonomike”, ka thënë ajo.
Bytyqi-Sefa ka thënë për gazetën “Epoka e re” se gjatë tre vjetëve të fundit ka rritje të numrit të deklaruesve dhe të numrit të deklaratave dhe pagesave, të cilat kanë ndikuar në ruajtjen e trendit të të hyrave. “Si rezultat gjithëpërfshirës, kemi rritje të kënaqshmërisë së tatimpaguesve ndaj shërbimeve të ATK-së. Kjo është reflektuar edhe në Raportin e të Bërit Biznes të vitit 2014-t, në të cilin Kosova është e ranguar për qëllime tatimore në vendin e 43-të nga 198 shtete”, është shprehur Bytyqi-Sefa.
Sipas saj, ATK-ja nga Fondi Monetar Ndërkombëtare (FMN) është cilësuar si një administratë e orientuar me shërbime në harmoni me praktikat e mira të pranuara ndërkombëtarisht.
Sa i përket numrit të inspektorëve tatimorë dhe gjobave të shqiptuara gjatë periudhës janar-gusht, Bytyqi-Sefa ka bërë me dije se ATK-ja i ka 289 inspektorë operativë dhe ndaj bizneseve janë shqiptuar afërsisht 7000 gjoba. “Edhe gjatë kësaj periudhe për bizneset, të cilat nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre tatimore, janë lëshuar gjoba. Për periudhën janar-gusht 2014 janë lëshuar 6 915 gjoba”, është shprehur ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
Këto janë skemat e pensioneve që shënuan rritje gjatë dhjetorit 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!