LAJMI I FUNDIT:

ATK: Fiskalizimi i naftarëve duhet të vazhdojë

ATK: Fiskalizimi i naftarëve duhet të vazhdojë

Zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës kanë thënë se nuk mund të presin në pafundësi për paraqitjen e ndonjë operatori të ri për fiskalizimin e naftarëve dhe se ai proces duhet të vazhdojë menjëherë.

Isen Lipovica nga divizioni për politika dhe procedura në ATK, i ka thënë RTK-së, se ka pasur një marrëveshje të pashkruar me shoqatën e naftarëve për pasurimin e tregut me operatorë të ri, mirëpo vetë fakti që nuk ka pasur të interesuar deri më tash, tregon se kjo nuk ka tingëlluar shumë atraktive dhe nuk ka deri më tash asnjë paraqitje interesi për operatorë të ri”.

Ai ka thënë se institucionet I kanë dhënë kohë disa muaj paraqitjes së ndonjë operatori të ri dhe se deri më tash nuk ka pasur të interesuar, prandaj e quan të pakuptimtë pritjen edhe më tutje dhe mosvazhdimin e fiskalizimit të naftarëve.


ATK-ja ditë më parë lëshoi një njoftim publik përmes të cilit bëri më dije se këtë muaj duhet të vazhdojë fiskalizimi i tregtarëve të karburanteve dhe në rast të kundërt obligohet të ndërmarrë masa për shkelje ligjore e që tani dënohen edhe me kod penal./Telegrafi/